TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Drejtësisë mohon akuzat e Bajramit për shkelje ligjore në rekrutime

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Ministria e Drejtësisë mohon akuzat e Bajramit për shkelje ligjore në rekrutime

Ish-deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për shpallje të pozitave të larta drejtuese në kundërshtim me ligjin, por institucioni ka reaguar duke i cilësuar këto pretendime si “të pavërteta dhe tendencioze”.

Në reagimin zyrtar, Ministria e Drejtësisë ka theksuar se pretendimet e Bajramit nuk qëndrojnë as në aspektin faktik dhe as në atë ligjor, duke i konsideruar ato si përpjekje për krijimin e një perceptimi të rremë në opinionin publik lidhur me procese që, sipas ministrisë, janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ligjore.

Sipas ministrisë, procedurat për këto pozita janë iniciuar përmes kërkesës zyrtare për hapjen e tyre në kuadër të Planit të Rekrutimit për vitin 2026, e cila është dërguar më 27 prill 2026 në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në kohën kur Qeveria ushtronte mandatin e plotë.

Në reagim thuhet se procesi është zhvilluar para hyrjes në fuqi të kufizimeve për Qeverinë në dorëheqje dhe se, bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë, organizimi dhe zhvillimi i procedurave të rekrutimit për pozitat e larta drejtuese realizohet nga ministria përgjegjëse për administratën publike.

Ministria ka sqaruar se publikimi i konkurseve në portalin shtetëror për rekrutim elektronik më 28 prill dhe afati për aplikim deri më 28 maj janë pjesë e procedurave të rregullta administrative dhe nuk përbëjnë inicim të ri gjatë periudhës së kufizimeve ligjore.

Tutje, në reagim thuhet se interpretimet që këto procese përbëjnë shkelje të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë janë “të qëllimshme dhe të pasakta”, pasi bien ndesh me kronologjinë zyrtare dhe përmbajtjen e dispozitave ligjore.

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se përpjekjet për të ndërtuar “narrativa të paligjshmërisë” mbi procese të dokumentuara nuk i shërbejnë transparencës dhe besimit publik, por, sipas saj, përfaqësojnë instrumentalizim politik të çështjeve institucionale.

Në fund, ministria ka ritheksuar se të gjitha procedurat janë zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje me ligjin, duke përgënjeshtruar çdo akuzë të ngritur nga ish-deputetja Bajrami./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Sot qytetarët vendosin për udhëheqësit e 38 komunave të Kosovës

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

​Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë

Ditari: 26.06.2026

Ditari: 26.06.2026

​Masa të shtuara në bregdetin e Shqipërisë, në funksion të sigurisë së pushuesve në plazhe

​Masa të shtuara në bregdetin e Shqipërisë, në funksion të sigurisë së pushuesve në plazhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën