TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka ndodhi në seancën për vrasjen e Auron Thaçit?

Gjyqi për vrasjen e Auron Thaqit po shkon drejt fundit. Në seancën e sotme u diskutua për dëgjimin e dëshmitarëve të fundit, në mesin e të cilëve një zyrtar policor, dhe një dëshmitar mjaft i rëndësishëm për palën e dëmtuar.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
1 0
A A

Janë në paraburgim që nga viti 2024.

Prej atëherë, Enes Ay dhe Hajrullah Brcan janë dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e të riut Auron Thaqi, në korrikun e vitit 2024.

I ndjeri vdiq pas plagëve të marra nga therja me thikë. Pas aktit, Enes Ay dhe Hajrullah Brcan akuzohen se e hodhën viktimën nga një veturë në lëvizje.

Procesi ndaj dyshes së akuzuar ka arritur gati në fund të dëgjimit të dëshmitarëve.

Vendi ku ulej zakonisht nëna e Auron Thaqit, në seancën e sotme ishte bosh.

Por ajo u përfaqësua nga avokati i saj.

Pala e dëmtuar vazhdon të insistoj në dëgjimin e një dëshmitari që ndodhet jashtë vendit dhe dëgjimi i të cilit po dështon qe disa seanca.

“Ky ka qenë kryesori që ka zbuluar rastin”, tha përfaqësuesi  i pales së dëmtuar, Esat Gutaj.

Trupi gjykues i dha leje përfaqësuesit të palës së dëmtuar që të bisedojë me dëshmitarin, Andi Isufaj, në lidhje me gatishmërinë e tij për të dëshmuar.

“Është i gatshëm të bisedojë më Gjykatën drejtpërdrejt përmes telefonit ose nëse mundet me marrë leje me ardhë këtu vet personalisht, pas një muaji. Tha që jam edhe më tutje i kërcërnuar se din që kemi pas një mosmarrëveshje në koridor”, deklaru Gutaj.

Për këtë kërcënim, reagoi mbrojtja e të akuzuarve, duke kërkuar hetim nga organet kompetente.

“Në qoftë se ky rast nuk është hetuar nga prokuroria se kush është kanosur, i frikësuar dhe në çfarë rrethana do ta njoftoj personalisht kryetarin e Gjykatës, Këshillin Prokurorial për mosmarrjen e veprimeve nga ana e Gjykatës dhe Prokurorisë”, tha avokati i Hajrullah Brcan, Fanol Krasniqi.

Meqë Gjykata nuk ishte e përgatitur që deklarimi i këtij dëshmitari të bëhet në formën online, u vendos që i njëjti të dëgjohet në formën fizike në seancën e radhës që do të mbahet në muajin korrik.

Përpos tij, avokati Gutaj propozoi edhe dëgjimin e hetuesit policor që ka trajtuar rastin që nga fillimi.

Ai argumentoi se për çfarë është e rëndësishme dëshmia e tij.

“Zbulimin e rastit, ngase kemi edhe një person tjetër që është i paarritshëm, i cili e ka la, e ka pastru kerrin. Nga bisedat telefonike përshkruan gjakun në veturë”, tha Gutaj.

Kjo nuk u mirëprit nga palët tjera në procedurë.

“Nuk e shoh të arsyeshme që një hetues i çështjes të vijë dhe të deklarohet lidhur me atë se si është zbuluar rasti. Sepse kjo në të ardhmen, konsideroj se do të ndikojë në pasigurinë e qytetarëve që të shkojnë para organeve policore për ta lajëmruar një rast ose të japin informata për zbulimin e kryerësve të veprave penale”, tha prokurore Ervehi Gashi.

Në seancën e radhës pritet të dëgjohen dëshmitarët e fundit në këtë proces gjyqësor, për të vazhduar më pas me administrimin e provave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi

Gjykata në Prizren refuzon paraburgimin për pesë të dyshuar në rastin e Agjencisë Kadastrale

Pozhari: Abdixhiku, liderë që stoliset me pupla të huaja, më shumë legjitimitet në LDK ka Rama

Pozhari: Abdixhiku, liderë që stoliset me pupla të huaja, më shumë legjitimitet në LDK ka Rama

Veturat inteligjente, të sigurta apo të rrezikshme? Promovohet libri i Lavdim Hamitit

Veturat inteligjente, të sigurta apo të rrezikshme? Promovohet libri i Lavdim Hamitit

Veteranët dhe fëmijët nderojnë “Epopenë e Pabratit” me lule për dëshmorët

Veteranët dhe fëmijët nderojnë “Epopenë e Pabratit” me lule për dëshmorët

Apple pranon të paguajë 250 mln si dëmshpërblim për blerësit e iPhone për vonesën e Siri-t me AI – ja si të përfitoni nga pagesa

Apple pranon të paguajë 250 mln si dëmshpërblim për blerësit e iPhone për vonesën e Siri-t me AI – ja si të përfitoni nga pagesa

Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e zorrëve dhe duhen shmangur

Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e zorrëve dhe duhen shmangur

Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi

Gjykata në Prizren refuzon paraburgimin për pesë të dyshuar në rastin e Agjencisë Kadastrale

Pozhari: Abdixhiku, liderë që stoliset me pupla të huaja, më shumë legjitimitet në LDK ka Rama

Pozhari: Abdixhiku, liderë që stoliset me pupla të huaja, më shumë legjitimitet në LDK ka Rama

Veturat inteligjente, të sigurta apo të rrezikshme? Promovohet libri i Lavdim Hamitit

Veturat inteligjente, të sigurta apo të rrezikshme? Promovohet libri i Lavdim Hamitit

Veteranët dhe fëmijët nderojnë “Epopenë e Pabratit” me lule për dëshmorët

Veteranët dhe fëmijët nderojnë “Epopenë e Pabratit” me lule për dëshmorët

“Kjo armë ka me na sjellë lirinë” rrëfimi i djalit të dëshmorit që ra heroikisht në betejën e Çabratit

“Kjo armë ka me na sjellë lirinë” rrëfimi i djalit të dëshmorit që ra heroikisht në betejën e Çabratit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën