TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petrit Hajdari largohet nga dega e PDK-së në Drenas: Me kërkesë të kryetarit Bedri Hamza, do të kontribuojë në qendër

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Petrit Hajdari largohet nga dega e PDK-së në Drenas: Me kërkesë të kryetarit Bedri Hamza, do të kontribuojë në qendër

Petrit Hajdari ka njoftuar se ka vendosur ta lirojë drejtimin e degës së Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, duke thënë se ky vendim erdhi me kërkesë të kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari tha se nuk dëshiron t’u bëhet pengesë proceseve të nevojshme brenda partisë.

“Në Degën e PDK-së në Drenas kemi korrur sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nacionale, duke dalë dega më e fuqishme e PDK-së. Me besimin se duke e çuar përpara PDK-në e çojmë përpara Kosovën, angazhimi ka qenë i përhershëm e i përditshëm. Megjithatë, duke mos dashur t’i bëhem pengesë proceseve të nevojshme, me kërkesë të kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kam vendosur sot ta liroj degën e PDK-së në Drenas dhe ta fokusoj kontributin në kryesinë qendrore”, ka shkruar Hajdari.

Ai tha se po largohet nga drejtimi i degës duke lënë pas një rezultat të lartë elektoral.

“Po e lë degën e PDK-së me mbi 18 mijë vota dhe me krenarinë e performancës në zgjedhjet më të vështira nacionale ndonjëherë”, u shpreh ai.

Hajdari theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë për partinë dhe vendin, pavarësisht pozitës që do të ketë.

“Vazhdoj të jem i përkushtuar për të kontribuar për PDK-në e për vendin, pavarësisht nga cila pozitë. E falenderoj thellësisht ish-kryetarin Memli Krasniqi për besimin e bashkëpunimin dhe kryetarit Hamza i uroj suksese në zgjedhjet e radhës, ku ofroj kontributin e angazhimin tim”, ka shkruar ai.

Ai falënderoi gjithashtu strukturat e partisë dhe qytetarët e Drenasit për mbështetjen ndër vite.

“I falenderoj qytetarët e Drenasit dhe secilin që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi për besimin dhe mbështetjen. Shpresoj që pozitën që po e liroj unë, ta marrë një figurë e pakorruptuar, përbashkuese e jopërçarëse. Drenasit i nevojitet unifikim”, tha Hajdari.

Në fund, ai u shpreh krenar për kontributin e dhënë në PDK dhe për trashëgiminë politike të Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Ka qenë nder për mua t’i shërbej vizionit për një Kosovë më të mirë, trashëgimisë së Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Do ta vazhdoj kontributin me besimin që e mira e PDK-së është e mira e vendit”, përfundoi ai.

Tags: DrenaspdkPetrit Hajdari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kosova maqedonasi i kërkuar nga Interpoli

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Haradinaj i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Haradinaj i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 7 qershorit

Gërvalla: Gjykata Administrative, mekanizëm i ri i shtetit ligjor në Kosovë

Gërvalla: Gjykata Administrative, mekanizëm i ri i shtetit ligjor në Kosovë

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

“Kur iu duhet institucioneve, VAR-i ndërhyn shpejt”

“Kur iu duhet institucioneve, VAR-i ndërhyn shpejt”

Caktohet data për seancën e parë të gjyqit ndaj Erion Veliajt

Caktohet data për seancën e parë të gjyqit ndaj Erion Veliajt

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kosova maqedonasi i kërkuar nga Interpoli

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Hoxha takim me Rutte-n: NATO më e rëndësishme se kurrë në situatën aktuale

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Lejson Zeqiri shpallet “MVP” i publikut

Lejson Zeqiri shpallet “MVP” i publikut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën