TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Foshnja lindi në tualet, mjekët provuan t’ia shpëtonin jetën

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Foshnja lindi në tualet, mjekët provuan t’ia shpëtonin jetën

Spitali në Ferizaj ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur , ku një foshnjë ka humbur jetën pas lindjes.

Përmes një njoftimi publik, spitali ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 06.05.2026 në hapësirat e Shërbimit Emergjent.

“Pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën. Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike”, thuhet në reagim.

Sipas njoftimit, menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore”, thuhet më tej.

Nga spitali kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë në organet kompetente.

“Sapo është konstatuar rasti, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë.

“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas QKUK-së, lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, përfundon reagimi i QKUK-së.

Tags: FerizjaFoshnjaQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite pesë pika

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në rend dite pesë pika

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën