Në bankat shkollore, u rikthye të martën.
Në këtë formë, 13 vjeçarja nga Zllakuqani i Klinës, iu rikthye procesit mësimor.
Krejt kjo, pasi dy ditë më parë, raportoi se kujdestari i saj, i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale.
Për këtë, ky i fundit, u arrestua nga Policia e Kosovës.
Kthimin e nxënës në mësim, e ka konfirmuar edhe drejtoresha e shkollës “Atë Shtjefën Gjeçovi”.
“Vajza sot ka ardh në shkollë, kam biseduar me të është me qetë është relaksuar. Për sa i përket anës mësimore pedagogjike të mësimdhënësit, ne nuk kemi vërejtur diçka të keqe tek ai. Ai ka qenë profesor korrekt, ka qenë i përpiktë në raport më mësimin, punën dhe profesionin”, ka thënë Tanushaj.
Për këtë arsye, drejtuesja e shkollës thotë se ky rasti i shokoi.
“Nuk kemi vërejtur diçka të keqe e të asaj natyre, ka qenë diçka shokuese, e papritur, por po e presim raportin zyrtarë të policisë”, u shpreh tutje Tanushaj.
E të martën, u bë e ditur se edhe një person në Prishtinë, u arrestua për shkak të një ngacmimi seksual.
Ndërsa nga Policia e Kosovës për Tëvë1, kanë bërë të ditur se në vitin 2026 janë raportuar plot 16 raste të ngacmimit seksual.
Kurse 10 raste të tjera janë raportuar si sulme seksuale.
Këto shifra po konsiderohen shqetësuese nga sociologët.
“Nuk kemi masa parandaluese, pastaj këto ngacmime seksuale janë shpeshtuar kohët e fundit në formë shantazhi apo kushtëzime të ndryshme që po na paraqitën në shoqëri. Këto i kemi edhe brenda objekteve të ndryshme punuese në qarqe të ndryshme ku gratë apo persona të caktuar ndihen të rrezikuar apo të ngacmuar seksualisht. Pra nuk kemi një lloj kulture të raportimit dhe të edukimit se çka është ngacmimi seksual duke e ditur që po të shkelen të drejtat, të raportohen dhe kujt të i drejtohesh. A kemi ndonjë institucion që merret me to, pastaj ana ndëshkuese pas raportimit se sa funksion kodi penal”, theksoj Xërxa.
Në fund, Xërca thotë se përfshirja e edukimit seksual në kurrikulat shkollore do të ndihmonte në parandalimin e rasteve të tilla në shoqëri.






