TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush me kë (s)’mund të bëjë koalicion parazgjedhor në Kosovë?

by teve1
3 orë ago
1
A A
Kush me kë (s)’mund të bëjë koalicion parazgjedhor në Kosovë?

Ndërsa po afrohet afati përfundimtar për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 7 shkurtit, skena politike në vend mbetet e paqartë sa i përket bashkëpunimeve mes partive.

Subjektet kryesore politike po kalkulojnë ende mënyrën se si do të garojnë të dielën e parë të qershorit, duke lënë të hapur opsionin e koalicioneve por daljen “single” në zgjedhje.

Dy ditë para përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore, në Lëvizjen Vetëvendosje konfirmuan se janë të gatshëm të bëjnë koalicion formal parazgjedhor me partinë Guxo, Alternativa-n dhe PSHDK-në.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha për KosovaPress se brenda afatit do të paraqesin kërkesën në KQZ për koalicion parazgjedhor, që sipas saj do të jetë njësoj sikurse në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Kemi pasur një bashkëpunim korrekt dhe profesional, andaj edhe parimisht besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tutje. Nuk është se kemi marrë vendim formal deri më tani, por besoj se do të jemi bashkë… Brenda afatit do të paraqesim kërkesën dhe koalicionin tonë. Besoj se do të jetë njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit”, deklaron Nagavci.

Në PDK janë më të rezervuar sa u përket koalicioneve parazgjedhore.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tha për KosovaPress se për këtë do të vendosin organet partiake, mirëpo beson se do të garojnë të vetëm në zgjedhje.

Megjithatë, ai nuk përjashton përfshirjen e ndonjë nisme apo individi në listën e deputetëve të kësaj partie.

I pyetur për mundësitë që Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limaj t’i bashkohet Partisë Demokratike, ai tha se nuk ka ndonjë iniciativë serioze në këtë drejtim.

“Duke e parë që ligji nuk është i favorshëm për koalicione parazgjedhore, ne ka vite që kemi zgjedhur që të garojmë si parti. Kuptohet se në kuadër të listës tonë kemi përfshirë edhe aleatë të tjerë, të cilët kanë me kontribuar dhe fituar mandatin në kuadër të PDK-së. Por gjithsesi kjo mbetet organeve drejtuese të PDK-së sesi do të garojnë në zgjedhje… Nuk kemi parë ndonjë iniciativë serioze në këtë fushë, të them të drejtën, dhe diçka hipotetike nuk mundem me komentu”, thekson Gjoshi.

Edhe nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se ky subjekt synon të garojnë i vetëm në zgjedhjet e 7 shkurtit.

Në Aleancë nuk kanë asnjë dyshim se do ta kalojnë pragun zgjedhor për të hyrë në parlament, që nënkupton marrjen e të paktën 5 për qind të votave të gjithmbarshme në nivel vendi.

“Aleanca do të garojë e vetme, ndoshta do të marrim individë, por jo koalicione me ndonjë subjekt politik… Nuk e di se kurrë nuk hiqen këto perceptime se edhe kësaj radhe Aleanca nuk do të kalojë pragun. Ne e kemi kaluar gjithmonë pragun dhe në Aleancë asnjëherë nuk diskutohet për prag”, deklaron ajo.

KosovaPress gjatë ditës ka provuar të marrë një qëndrim nga Lidhja Demokratike e Kosovës për koalicionet parazgjedhore dhe formën e bashkëpunimit me ish presidenten Vjosa Osmani.

Kjo e fundit është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, javën e kaluar, siç kanë thënë, për një kafe mes miqsh për të parë mënyrën e bashkëpunimit të tyre në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në lidhje me këtë, analisti politik, Adrian Zeqiri, e sheh të mundshme që Osmani të garojë së bashku me LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, Osmani me shumë gjasë do të formojë një listë qytetarësh dhe pastaj të përfshihet në listën e LDK-së ose do të bëjë koalicion formal parazgjedhor.

“Janë dy rrugë të mundshme për zonjën Osmani dhe të dy këto rrugë ndërlidhen shumë ngushtë me LDK-në. Është e qartë se ekziston një afërsi e saj me LDK-në për krejt historinë e saj politike. Tash në këtë periudhë të shkurt deri në zgjedhjet e ardhshme nuk besoj se LDK-ja do të ketë mundësi ta kuptojë zonjën Osmani në mënyrë të duhur, se duhet Kuvendi, rizgjedhja dhe kështu me radhë. Besoj edhe pak në çështje që një pjesë e anëtarësisë së saj ende mban kujtesën për tradhtinë, siç e quajnë ata, që Osmani e bëri në vitin 2020 duke kaluar te LVV-ja. Unë mendoj se ajo do të themelojë një listë qytetare dhe pastaj kjo listë do të garojë së bashku me LDK-në në një koalicion të përbashkët. Mendoj se kjo do të jetë zgjidhja formale për këto zgjedhje”, thekson ai.

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme po mbahen pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e vendit, deri më 28 prill, afat ky që kishte vendosur Gjykata Kushtetuese. Votimet e fundit në nivel nacional janë mbajtur para pesë muajsh, më 28 dhjetor 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Aksion në Drenas, shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht

Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij

Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Pas Havollit, shkarkohet edhe një drejtor i LDK-së në Komunën e e Prishtinës

Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Aksion në Drenas, shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht

Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij

Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij

“Ditari”- 05.05.2026

“Ditari”- 05.05.2026

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Pas Havollit, shkarkohet edhe një drejtor i LDK-së në Komunën e e Prishtinës

Ferizaj licencohet për gara evropiane

Ferizaj licencohet për gara evropiane

Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën