TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të funksionalizimit të Gjykatës Administrative, gjykata e parë e specializuar në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e saj, Gërvalla tha se me funksionalizimin e Gjykatës Administrative po vihet në funksion një mekanizëm i ri i shtetit ligjor, duke e cilësuar ditën e sotme si një prej hapave të rëndësishëm në shërbim të një reforme të denjë, të thellë dhe të fuqishme në sektorin e drejtësisë.

“Gjykata Administrative është gjykata e parë e specializuar në vendin tonë, e cila do ta trajtojë konfliktin administrativ dhe kontestet e punës në sektorin publik. Kjo do të thotë se qytetari, zyrtari publik dhe institucioni do të kenë një adresë të qartë, më profesionale dhe më të specializuar për çështjet që lidhen me administratën publike”, u shpreh Gërvalla.

Ajo nënvizoi se administrata publike prek jetën e qytetarit çdo ditë përmes vendimeve, procedurave, lejeve, të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive, andaj çdo vendim administrativ duhet të jetë i ligjshëm, i arsyetuar dhe i kontrollueshëm.

Tutje, ministrja theksoi se Gjykata Administrative po fillon punën me një barrë të madhe, me mbi 10 mijë lëndë të bartura, e cila përbën sfidë serioze, por njëkohësisht edhe një mundësi për të dëshmuar se një gjykatë e specializuar mund të sjellë më shumë rend, shpejtësi dhe cilësi në drejtësinë administrative.

“Vendimet tuaja nuk do të zgjidhin vetëm konteste individuale. Ato do të krijojnë standarde për administratën publike. Një vendim i mirë i kësaj Gjykate nuk mbetet vetëm në dosjen e një pale. Por, ai duhet të shërbejë si orientim për zyrtarët publikë dhe si garanci për qytetarët”, deklaroi Gërvalla drejtuar gjyqtarëve të pranishëm.

Teksa përgëzoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës për hapat e ndërmarrë në rekrutimin dhe transferimin e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, Ministrja Gërvalla theksoi se nga sot, fokusi kalon tek rezultatet.

“Sot e kemi ligjin. E kemi gjykatën. Kemi gjyqtarët. Dhe kemi pritjen e qytetarëve. Ajo që duhet të ndërtohet nga sot është besimi në këtë Gjykatë. Besimi nuk krijohet me ceremoni. Besimi krijohet me vendime të drejta. Me procedura të shpejta. Me praktikë të unifikuar. Me profesionalizëm dhe integritet”, nënvizoi Gërvalla.

Duke uruar që në takimin e radhës të flitet për sukseset e Gjykatës së re Administrative, Gërvalla u zotua se Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithmonë pranë për ta mbështetur gjyqësorin në këtë proces, bashkë me pritjen që kjo Gjykatë të prodhojë rezultate konkrete.

Tags: donika gervallafunksionalizimigjykata administrativeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari, rezervist ndaj Atalantas

Prishtina ankohet në vendimin e KD-së

Superliga, xhiro hapet të mërkurën në Hajvali

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

Dy të vdekur e disa të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën në qytetin gjerman të Leipzigut

Dy të vdekur e disa të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën në qytetin gjerman të Leipzigut

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim migrantësh drejt Malit të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën