Është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Atë Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës.
Por, ajo që e tregoi pas mësimit në shtëpi kjo nxënëse i shqetësoi prindërit.
13 vjeçarja, rrëfeu se kujdestari i klasës, i dërgoi mesazhe më përmbajtje seksuale përmes rrjeteve sociale.
Kjo i shtyri prindërit që menjëherë rastin ta paraqesin në Policinë e Kosovës.
E këta të fundit u vunë në aksion, duke e prangosur mësimdhënësin e dyshuar, i cili u ndalua për 48 orë.
Ndërsa kjo e aktivizoi edhe Prokurorinë Themelore të Pejës.
“Lidhur me këtë çështje penale me tu raportuar rasti është ndaluar një person nën dyshim se ka kryer vepër penale “Sulm seksual”, i cili me urdhër të prokurorit të shteti, fillimisht është ndaluar 48 orë. Ndërkaq, aktualisht prokurori i shtetit është duke përpiluar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe njëkohësisht policia e Kosovës është autorizuar që të i marr të gjitha veprimet e nevojshme që kjo çështje penale të ndriçohet”, ka thënë Nikçi.
Për këtë rast, Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga drejtoresha e shkollës.
Kjo e fundit e konfirmoi rastin, ani pse nuk u deklarua para kamerës.
Për rastin thonë se janë të njoftuar edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Klinë.
Por, edhe këta u shprehen të rezervuar në dhëniën e informacioneve shtesë.
“Ne kemi marr informacion prej drejtorisë së shkollës që një mësimdhënës ka munguar edhe sipas informacioneve jozyrtare se ne nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar. Rasti është në polici dhe prokurori dhe në momentin që kemi raporte zyrtare atëherë drejtoria është e gatshme në bazë të rregulloreve dhe ligjeve që i kemi me vepruar”, ka thënë Sejdija.
Ndryshe, nga Prokruroria Themelore e Pejës, thonë se rasti është iniciuar si “Sulm Seksual” ndërsa e bën të ditur se është duke u përpiluar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.



