TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërheqja Amerikane nga Evropa, NATO tregon për Tëvë1 se a ndikohet Kosova

Përveç Gjermanisë, administrata Trump ka paralajmëruar se do t’i tërheq një pjesë të trupave amerikane edhe nga Italia dhe Spanja. Megjithatë, NATO në një përgjigje për TËVË1 ka konfirmuar se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim të përbërjes së saj në Kosovë.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Pesë mijë ushtarë amerikan më pak do të jenë tani e tutje në bazat ushtarake në Gjermani.

Kjo si pasojë e një vendimi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të reduktohet prania e saj ushtarake në disa shtete të Evropës.

Ky vendim i administratës Trump, shënon një prej çarjeve të mëdha të raporteve mes SHBA-së dhe NATO-s.

Që nga paslufta, prezenca e ushtrisë së NATO-s në Kosovë është e përhershme.

Mirëpo, pavarësisht qëndrimit të SHBA-së që t’i tërheq një pjesë të trupave nga Evropa, NATO në një përgjigje për TËVË1, nuk e ka qartësuar nëse nga ky vendim mund ta prek edhe Kosovën.

“Forca dhe qëndrimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë. Kjo siguron që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për qëllimin. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë Nato.

Rrjedhimisht, në këtë përgjigje, NATO thekson se me praninë e saj në Kosovë, krijohen kushte për paqe.

“Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë ​​për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë tutje Nato.

Çdo ndryshim eventual sa i përket prezencës së NATO-s, konsiderohet se rrjedh nga interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj, Mentor Vrajolli nga QKSS, vlerëson se duhet punuar për ta rritur më shumë bashkëpunimin e institucioneve kosovare me ato të KFOR-it.

“Kjo më tepër varet nga interesat strategjike të SHBA-s, megjithatë nuk duhet ta nënvlerësojmë NATO-n si aleancë. Mendoj se në kuadër të NATO-s ka sinergji të mjaftueshme dhe NATO është e vendosur që të paqja në Kosovë të jetë e siguruar dhe nuk duhet të kemi frikë të madhe. Por në anën tjetër nuk duhet ta neglizhojmë ndërtimin e situatës së mbrojtjes, duhet ta rrisim ndoshta edhe trysninë për ta rritur sinergjinë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, u shpreh Vrajolli.

Mundësia për reduktim të ushtrisë amerikane, është theksuar edhe për Italinë e Spanjën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën