Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) gjatë ditës së hënë ka pranuar rreth 20 mijë në kuadrin e peticionit për lirimin e çlirimtarëve, të dërguar nga bashkëkombësit në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, organizata ka ndarë mirënjohje dhe falënderime për bashkëluftëtarët dhe bashkëkombësit për kontributin e tyre.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se iniciativa për peticionin po vazhdon dhe po merr përkrahje të gjerë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Peticioni për krerët e UÇK-së arrin mbi 170 mijë nënshkrime, të mërkurën dorëzohet në Hagë








