TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas gati dy dekadash, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Pas gati dy dekadash, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit

Anëtarja e NATO-s, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e saj të Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur për shkak të kostove dhe dëmtimeve të mëdha gjatë viteve ‘90, ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Nufi e bëri këtë njoftim gjatë shënimit të 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë dhe ushtarakë.

“Ringritja e Shkollës së Aviacionit është hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e traditës dhe përgatitjen e brezave të rinj të pilotëve dhe specialistëve”, tha Nufi.

Kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë dhe civilë.

Ministri Nufi bëri me dije se po punohet gjithashtu për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore./TopChannel

Shkolla do të rihapet pas një marrëveshjeje nga viti i kaluar mes kompanisë shtetërore të mbrojtjes së Shqipërisë, Kayo, dhe asaj izraelite, Elbit System Ltd.

Nufi nuk dha ndonjë datë se kur do të rifillojë të arsimojë pilotë kjo shkollë.

Por, pas nënshkrimit të marrëveshjes vitin e kaluar, autoritetet kishin parashikuar se deri në vitin 2030 shkolla do të nxirrte 30 pilotë dhe 50 kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

Shkolla e Aviacionit ushtarak në Vlorë u themelua në vitin 1962, por ajo pësoi dëme të mëdha gjatë trazirave të viteve ’90 dhe, pavarësisht se ishte rinovuar dhe u riorganizua disa herë, ajo ishte mbyllur para dy dekadave.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Shqipëria ka bërë disa hapa për forcimin e mbrojtjes.

Një ditë më parë u nënshkrua marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë./EuronewsAlbania

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë shkon në 920, mijëra të lënduar dhe të zhdukur

Bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë shkon në 920, mijëra të lënduar dhe të zhdukur

Zjarr në një banesë në Prishtinë, tre persona marrin trajtim mjekësor

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Pse hunda fillon të rrjedhë pas ushqimit, edhe kur nuk hani djegës

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia sekuestron një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë në Kaçanik, 62-vjeçari hetohet

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

​Dita që kujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

E shtuna me temperatura shumë të larta deri në 44°C

Mot i nxehtë të shtunën deri në 35°C

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën