TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Daradia”

Ka shtatë muaj që në një pjesë të rrugës “Dardania” në Fushë-Kosovë kanë nisur punime. Por banorët e asaj zone po ankohen se i gjithë projekti po zhvillohet shumë ngadalë.

by Fëllënza Krasniqi
3 orë ago
0 0
A A

Shenja e punimeve është vendosur që nga muaji tetor.

Por shtatë muaj pas, puna aty ende nuk ka përfunduar.

Problem po e kanë vetë banorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë.

“Këta nuk e kanë as gati me kry hiq. Dy tre vet punojnë, një kamion herë punojnë e herë jo, një javë punojnë tri ditë nuk punojnë hiq, kurgjo hiq, shumë keq”, tha Fatmir Zeka-qytetar.

Ky banor ka edhe një kërkesë.

“Më përshpejtua pak se këtu janë duke punuar shumë ngadalë e sheh këtu ka shumë pluhur, zall shumë katastrofë edhe mbeturina këtu, shumë keq është”, thotë ai.
Të pakënaqur me ecurinë e punimeve janë edhe këta qytetarë.

“Qe sa vite jetoj unë këtu kjo rrugë nuk po ka ndryshime, prej që e di unë sa ndreqin diçka, aq prishin”, shprehet Imer Idrizi.

“…Me kanë projekti transparent, me ditë çka po bëhet, me ditë kur fillon e mbaron me kanë më të njoftuar ne si banorë, për kurgjo nuk jemi të njoftuar vetëm duke i vetë”, thotë Jakup Gashi.

Për këtë çështje, një arsye kanë nga Komuna.

“Këto punime kanë qenë mjaft të ndërlikuara për shkak të pranisë së instalimeve ekzistuese pranë traseve të reja, të cilat kanë paraqitur pengesa për zhvillimin normal të procesit. Aktualisht, punimet janë përqendruar në njërin krah të rrugës, ku po zhvillohen me intensitet më të lartë, duke përfshirë gërmimin dhe mbushjen me zhavorr, si fazë përgatitore për shtrimin e kubëzave”, tha Arianit Tërmkolli- drejtor i Infrastrukturës.

Sipas Drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Fushë-Kosovës, ngecje punimesh ka pasur në periudhën gjatë sezonit dimëror, deri në fillim të muajit mars.

Ashtu siç thanë nga Komuna, po bëhet përpjekje që punimet të përfundojnë brenda muajve gusht – shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Mehmeti: Kjo është drejtësia e piktorit, Ilir Meta po trajtohet si krimineli më i madh

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian

Zulfaj dhe Ibrahimi flasin për agjendën e reformave dhe rolin e komunave

Bashkimi kthen epërsinë ndaj Borës, një fitore larg finales

Bashkimi kthen epërsinë ndaj Borës, një fitore larg finales

Hakimi i mungon Parisit në Munchen

Hakimi i mungon Parisit në Munchen

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian

“Këndi i Kimit”- 29.04.2026

“Këndi i Kimit”- 29.04.2026

Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën