TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënim me burgim dhe gjobë për të akzuarin për sulm ndaj KFOR-it

Me dy vite burgim dhe 15 mijë euro gjobë, është dënuar sot Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në maj të vitit 2023 në Zveçan. Ky aktgjykim, vjen pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale.

by Florijeta Dernjani
3 orë ago
0 0
A A

Njëri prej këtyre sulmuesve, është Sllobodan Radenkoviq.

Për këto veprime të tij më 29 maj të vitit 2023 ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, Radenkoviq u kap nga organet e drejtësisë këtë fillim vit.

Ndaj tij, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për dy vepra penale.

Fajësinë për këto vepra, Radenkoviq e ka pranuar dhe ka arritur marrëveshje me organin akuzues.

“Marrëveshja konsiston në pranimin e fajësisë nga i pandehuri Sllobodan Radenkoviq, për dy vepra penale, sulm ndaj personit zyrtar, e kryer në bashkëkryerje, si dhe për veprën penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, po ashtu e kryer në bashkëkryerje”, tha Bekim Kodraliu – prokuror special.

Në seancën dëgjimore për shqyrtimin e kësaj marrëveshje, nga mbrojtja pati një lutje për kryetaren e trupit gjykues në lidhje me gjobën.

“Qëndrojmë pranë marrëveshjes të cilën e kemi arritur me Prokurorinë Speciale. E lusim Gjykatën, që të pandehurit t’i mundësojë që shumën monetare në shumë këste përgjatë dy viteve”, tha avokatja e të akuzuarit.

Kjo marrëveshje, u pranua nga trupi gjykues dhe brenda pak minutash u shpall edhe verdikti i Gjykatës.

“E gjykon me dënim unik në kohëzgjatje prej dy vitesh, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 14.01.2026 e tutje. Dhe dënim me gjobë në shumën prej 15 mijë eurove” , u shpreh Medie Bytyqi –gjyqtare.

Me urdhër të Gjykatës, Radenkoviq iu konfiskuan përhershëm sendet e sekuestruara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian dhe bashkëpunimi bilateral

Kurti zhvillon takim virtual me ministrin francez, diskutohet integrimi evropian dhe bashkëpunimi bilateral

Zulfaj dhe Ibrahimi flasin për agjendën e reformave dhe rolin e komunave

Zulfaj dhe Ibrahimi flasin për agjendën e reformave dhe rolin e komunave

​Kreu i KFOR-it në selinë e NATO-s: Falënderim të gjithë aleatëve që KFOR-i të jetë i pajisur dhe i përgatitur mirë

“Këndi i Kimit”- 29.04.2026

“Këndi i Kimit”- 29.04.2026

Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Zulfaj dhe Ibrahimi flasin për agjendën e reformave dhe rolin e komunave

Zulfaj dhe Ibrahimi flasin për agjendën e reformave dhe rolin e komunave

​Kreu i KFOR-it në selinë e NATO-s: Falënderim të gjithë aleatëve që KFOR-i të jetë i pajisur dhe i përgatitur mirë

​Kreu i KFOR-it në selinë e NATO-s: Falënderim të gjithë aleatëve që KFOR-i të jetë i pajisur dhe i përgatitur mirë

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën