TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për prodhimin e anijeve lundruese ushtarake

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për prodhimin e anijeve lundruese ushtarake

Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, kjo marrëveshje pritet të sjellë rreth 400 vende të reja pune dhe të rrisë kapacitetet teknologjike të kantierit, duke theksuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rolin global të Fincantieri në industrinë e ndërtimit të anijeve.

“Shqipëria bëhet një bazë e prodhimit në rajon. Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier. Në këtë kantier, i cili do të jetë fjalë e teknologjisë së fundit. Do të rrisë kapacitetin e prodhimit të anijeve lundruese. Kjo firmose tregon marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe Italisë. Fincantieri është një kompani që ka prodhuar mijëra anije nëpër botë”, tha ministri Nufi.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm ekonomike, por edhe strategjike për vendin, duke theksuar praninë e përfaqësuesve të lartë të Fincantieri dhe kompanisë Leonardo si dëshmi e një partneriteti të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Rama u shpreh se ky bashkëpunim përfaqëson një vizion të ri industrial që sjell në Shqipëri një “ekselencë italo-shqiptare”, e cila do të ndikojë në zhvillimin teknologjik dhe profesional të vendit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin profesional të të rinjve, veçanërisht për vajzat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen në procesin e trajnimit dhe punësimit nën udhëheqjen e specialistëve të fushës.

Sipas tij, marrëveshja hap një fazë të re bashkëpunimi ekonomik dhe industrial, ku Shqipëria jo vetëm do të përfitojë nga teknologjia dhe eksperienca e partnerëve ndërkombëtarë, por edhe do të kontribuojë në prodhimin dhe eksportin e mjeteve detare, duke forcuar rolin e saj në rajon.

“Kemi nderin që të kemi këtu me ne përfaqësuesit më të lartë të një prej kompanive të ekselencës në Europë, Fincantieri. Nga ana tjetër po sot dhe po këtu kemi një përfaqësi të lartë të kompanisë Leonardo. Do të jemi mirëkuptuar që në nderim të këtyre miqve dhe partnerëve kaq të rëndësishëm. Kjo marrëveshje kërkon që të paraqesë një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë.

Nga ana tjetër kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për vajzat dhe djemtë e shkollës industrial të Vlorës, të cilët do të jenë të parët për të marrë pjesë. Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit, nga profesionistë. Kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutimi të ri, të një natyre ekonomike edhe për Fincantierin, por edhe për KAYO-n.

Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e kësaj marrëveshjeje. Është një numër optimal, sa i takon peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do të shkojë më tej për të eksportuar këto anije. Është diçka fantastike, sepse kemi arritur në këtë pikë”, u shpreh kryeministri. /tvklan.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump u thotë ndihmësve të përgatiten për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Analizat e ujërave të zeza zbulojnë rritjen rekorde të përdorimit të drogës në të gjithë Australinë

Analizat e ujërave të zeza zbulojnë rritjen rekorde të përdorimit të drogës në të gjithë Australinë

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën