TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA-në dhe Greqinë për energjinë 6 miliardë dollarë

by teve1
3 orë ago
0
A A
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA-në dhe Greqinë për energjinë 6 miliardë dollarë

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje strategjike energjetike me vlerë 6 miliardë dollarë me SHBA dhe Greqinë, e cila sipas kryeministrit Edi Rama do të shndërrojë Vlorën në një pikë kritike për energjinë në Europën Juglindore.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Rama theksoi se ky projekt është pjesë e transformimit të sektorit energjetik, duke kaluar nga një vend i varur nga energjia hidrike dhe importet, në një vend eksportues neto të energjisë së ripërtëritshme.

“Energjia përcaktoni fuqinë tonë ekomomike dhe ambicien tonë për vendin që zënë në rajon dhe Europë. Ne investojmë për të diversifikuar portofolin tonë dhe për të shkuar nga një vend që varet tërësisht nga energjia hidrike dhe importet, të arrijmë shumë shpejt që brenda këtij mandati të shndërrohemi në një vend eksportues neto të energjisë 100% të i ripërtëritshëm. Një element kyç i këtij rrugëtimi është partneriteti ynë me SHBA që mbështete në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike dhe për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë.

Sot ne vijmë nga veriu ku jo shumë kohë më parë prezantuam një investim me SHBA për energji nga era, e më pas në jug. Këto janë pjesë të një transformimi që ne po e nisim nga Vlora. Ai që sot është ende një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës së gabuar të investimit të parave të shqiptarëve, do të shndërrohet në një aset kaq të vlefshëm sa do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike që përfshinë prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale. Çfarë e bën veçanërisht të fuqishëm partneritetin midis Shqipërisë dhe SHBA është natyra gjithëpërfshirës e këtij partneriteti sepse kombinon sigurinë afatgjatë të furnizimeve, zhvillimin e infrastrukture kritike, ekspertizën e sektorit privat dhe një angazhim të përbashkët gjeopolitik ndaj qëndresës energjetike”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se partneriteti me SHBA dhe Greqinë kombinon sigurinë afatgjatë të furnizimeve, zhvillimin e infrastrukturës kritike dhe angazhimin gjeopolitik për një rajon të qëndrueshëm e të begatë.

Ai e cilësoi marrëveshjen si një hap të guximshëm që i jep Shqipërisë një rol të ri në tregjet rajonale të energjisë.

“Kemi sot një marrëveshje të jashtëzakonshme që do të sjellë më pas një investim shumë të madh, teknologji moderne dhe marrëveshje për furnizime. Pra Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Europën Juglindore. Nuk mundem përveçse të theksoj rëndësinë e asaj që përmendi ambasadorja, të nevojë sonë, të Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar lidhjen tonë dhe bashkëpunimin tonë në shumë mënyra, por posaçërisht sa i takon furnizimit me energji, prodhimit energjetik dhe pavarësisë energjetike.

Duke pozicionuar Shqipërinë si ndërlidhës, fluksi i energjisë shkon përmes Ballkanit perëndimor, kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe ndikon në sigurinë energjetike të fqinjëve dhe kjo na bën krenarë. Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA përçon sot një mesazh të qartë: edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshme dhe mund të bëhen pjesë e zgjidhje të disa prej sfidave më të ngutshme të kohëve tona. Mesazhi i sotëm nuk mund të jetë më i qartë se kaq kur vjen fjala për të lidhur nevojën jetike për energji me nevojën jetike për liri dhe demokraci, për të mos u mbështetur tek aktorë që mund të ofrojnë energji, por po kështu mund të të vënë në pozitë të vështirë në raport me objektivin për të forcuar demokracinë. Dua të theksoj rëndësinë e kësaj marrëveshje”, tha Rama.

Kryeministri shprehu mirënjohje edhe për ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e pranishme në ceremoni, raporton RTSH.

“Këtu vijmë të personi që i detyrohem një mirënjohje, ambasadores që ka meritën të mos na bëjë të ndihemi jetimë më sepse që prej një kohe të gjatë nuk kemi një ambasador këtu, por fal jush ne kemi një aleat shumë të fortë që edhe pse ka për qëllim të shërbejë në Greqi është qartësisht më ambicioze sesa brenda kufirit grek. Faleminderit ambasadore për këtë përpjekje dhe që keni shtyrë kaq fort që lidhjet tona me SHBA të dalin edhe më të forta me rezultate të pjekura”, deklaroi Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Zyrtari iranian paralajmëron bllokim të naftës në Hormuz nëse vendosen kufizime

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur mobilizimin dhe gjendjen ushtarake për 90 ditë të tjera

Parlamenti i Ukrainës voton për të zgjatur mobilizimin dhe gjendjen ushtarake për 90 ditë të tjera

Deputetja e LVV-së: Nëse opozita ka dilema për puç institucional, le të adresohen

Deputetja e LVV-së: Nëse opozita ka dilema për puç institucional, le të adresohen

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti sërish thërret konferencë për media, e dyta brenda pak orëve

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Seanca për Presidentin shtyhet në ora 23:00

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi nis seancën

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Abdixhiku: Nuk marrim pjesë në “show” për presidentin, Kurti po e pengon procesin

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

Dugolli: Askush nuk po shkel Kushtetutën

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

MKRS: Anëtarësimi i “Reporting House” në NEMO, arritje e rëndësishme për kulturën dhe kujtesën kolektive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën