TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku është diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Gjatë seancës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi ndodhet në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe paralajmëroi se dështimi mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë brenda 16 muajve”, deklaroi Kurti.

Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat se partia e tij shmang përgjegjësinë për qeverisje.

“Akuzat se VV-ja ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur asnjë vonesë, as ngurrim dhe as shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur”, tha ai.

Kurti theksoi se Vetëvendosje ka qenë e gatshme për kompromis politik, por jo për “pazare politike”.

“Marrëveshja dhe kompromisi janë gjëja më normale në demokraci, por kompromisi nuk është pazar për të rehatuar figura politike”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ka propozuar bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar tre emra konsensualë.

“E ftuam PDK-në dhe LDK-në që bashkërisht të propozojmë tre emra unifikues, jashtë skenës aktuale politike”, deklaroi Kurti, duke shtuar se oferta nuk është pranuar.

Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë dhe shumicës parlamentare akuzuan opozitën për bllokim të procesit dhe mungesë bashkëpunimi.

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca tha se opozita po tenton të shfrytëzojë situatën për qëllime politike.

“Opozita po përpiqet që përmes çështjes së presidentit të krijojë krizë dhe të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha Konjufca.

Ndërkohë, seanca u shoqërua edhe me mungesë të pjesëmarrjes së disa partive opozitare, gjë që sipas zyrtarëve të pushtetit ka penguar procesin kushtetues të zgjedhjes së presidentit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis numërimi i votave për kandidatët për president

Nis numërimi i votave për kandidatët për president

Nis votimi për president, opozita nuk është prezente në sallë

Nis votimi për president, opozita nuk është prezente në sallë

Komisioni jep dritë jeshile, Rushiti dhe Hoxha plotësojnë kushtet për presidente

Komisioni jep dritë jeshile, Rushiti dhe Hoxha plotësojnë kushtet për presidente

Mblidhet Komisioni për legjislacion për të shqyrtuar nëse dy kandidatet për Presidente plotësojnë kushtet

Mblidhet Komisioni për legjislacion për të shqyrtuar nëse dy kandidatet për Presidente plotësojnë kushtet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën