Vuçiq ka thënë se pas këtyre vendimeve, nuk ka asgjë që mund të diskutohet sa i përket dialogut mes Prishtinës e Beogradit, shkruan Tanjug, transmeton teve1.info
“Nuk ka asgjë nga kjo, lëre atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të ngjitin flamur. Për çfarë?”, ka thënë ai.
Tutje, Vuçiq ka bërë të ditur se ka biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, duke theksuar se nuk do të tolerojnë më gjëra të tilla.
Ai theksoi se pas këtij veprimi, përgjigja e tyre do të jetë e matur por vdekjeprurëse.
“Përgjigjja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua mundësojë regjistrim me tabela të Republikës së Kosovës të gjithë atyre pronarëve të cilët makinat e tyre i kanë me tabelat e vjetra “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”,.
Dhe një vendim tjetër që është marrë në këtë mbledhje, është që çdo person që paraqitet në kufirin shtetëror të Kosovës me dokument personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me një dokument (fletë-deklarim) që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e një dokumenti të tillë. /Teve1.info/