Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur të Mediave gjatë seancës plenare të së premtes, në të cilën morën pjesë 95 deputetë në votim.
Nga komuniteti shqiptar janë zgjedhur Drita Morina, Besnik Berisha, Hysni Mustafa dhe Luljeta Aliu-Krasniqi.
Ndërsa nga komunitetet joshumicë janë votuar Serbin Emrushi dhe Suada Gjokoviq.
Mandati i anëtarëve të rinj do të përcaktohet përmes shortit, sipas procedurave të përcaktuara.




