TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri-Beqa: Ofertën e Kurtit ndaj LDK-së nuk e shoh serioze

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Tahiri-Beqa: Ofertën e Kurtit ndaj LDK-së nuk e shoh serioze

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka deklaruar se nuk e konsideron serioze ofertën e kryeministrit dhe njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit dhe bashkëqeverisjes.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ajo ka paraqitur dy arsye kryesore që, sipas saj, e bëjnë këtë ofertë joserioze.

Sipas Tahiri-Beqës, problemi i parë qëndron në formulimin e ofertës, ku është përdorur shprehja “ose” dhe jo “dhe”, duke lënë paqartësi për ndarjen e pozitave.

Ajo ka theksuar se kjo qasje nuk ofron siguri politike për palën tjetër.

“Ku nuk e shoh seriozitetin e ofertës është te fakti që pozitat e ofruara u paraqitën si katër ministri, por duhet sqaruar se nuk u tha ‘dhe’, por ‘ose’: katër ministri, zëvendëskryeministri ose kryekuvendari. Lëvizja Vetëvendosje duhet ta kuptojë edhe opozitën, e cila duhet të garojë dhe të ruajë qëndrueshmërinë politike për hir të demokracisë dhe pluralizmit. Sipas kësaj qasjeje të LVV-së, po del sikur ‘ne i kemi 51% dhe ju duhet domosdoshmërisht t’u bindeni të gjitha dëshirave dhe tekave tona”, ka thënë ajo.

Arsyeja e dytë, sipas saj, lidhet me mungesën e garancisë për qëndrueshmërinë e bashkëqeverisjes.

Tahiri-Beqa ka rikujtuar përvojën e mëhershme të koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së, duke theksuar se ekziston rreziku që një situatë e ngjashme të përsëritet.

“E dyta, pse nuk ka qëndrueshmëri? LVV-ja, në koalicionin e kaluar me LDK-në, pavarësisht mënyrës se si u prish, kishte komoditetin ta dërgonte partnerin në shtëpi. Ndërsa oferta që i është dhënë tani LDK-së është: ministri, zëvendëskryeministri ose kryekuvendari. Në momentin që zgjidhet presidenti nga VV-ja, askush nuk i garanton LDK-së besueshmëri dhe siguri se Kurti nuk mund ta prishë këtë bashkëqeverisje brenda natës,” ka përfunduar Tahiri-Beqa./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohej se do të dërgoheshin në Gjermani – tre të dyshuar në arrati

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokument të falsifikuar

Qeveria miraton projektbuxhetin me premtimin për rritje pagash

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhjet e 7 qershorit, rezultati e dëshmoi këtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën