TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Familjarët e të pagjeturve të luftës vazhdojnë akoma të jetojnë nën ankth. Të tillë e kanë gjendjen edhe familja e doktorit Adem Ademi, të cilët vetëm pasi që e kuptuan se doktori u rrëmbye nga forcat serbe, e kuptuan se ai ishte në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

by Jona Kelmendi
2 orë ago
0 0
A A

“Kur thonë që koha shëron plagë jo këtë plagë koha nuk e shëron kjo plagë sa vjen edhe rritet”

Fotografinë e vëllait e mban tash e sa vite në telefon.

Kështu, Lutfije Ademi thotë se e ka gjetur mënyrën për ta ndier më afër vëllaun e saj, Ademin.

Emri i doktorit Adem Ademit akoma figuron në listën e të pagjeturve, pasi u rrëmbye nga forcat serbe në prillimin e vitit 1999, në Zubin Potok.

Fatin e njëjtë e patën edhe 22 shqiptarë të tjerë që gjatë luftës po e shfrytëzonin këtë rrugë për të shkuar në Mal të Zi.

Që nga ajo kohë, familjarët nuk ka marrë asnjë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

“Tash e 27 vite jetojmë në ankth, në shpresë, a do të kthehet i gjallë a do ta gjejmë dikund të vdekur dh kjo dhemb shumë. 27 vjet me të përcjell ajo ndjenja e dhimbjes sidomos kur është koha pranverore kur e sheh sa përkujtimoret bëhen e sheh se sa familjet vuajnë ende”, ka thënë Ademi.

Motra rrëfen se vetëm pas zhdukjes së vëllaut doktor, e kuptuan se ai ishte në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vëllau kur ka shku në Mitrovicë ka shku gjithmonë me kerr edhe pastaj prej aty e ka lënë kerrin edhe ka vazhdu në Shalë të Bajgorës aty kanë zbrit ushtarët e UÇK-së edhe e kanë marrë edhe kanë shku atje. Ka qenë nën shërbimin e tyre. Deri vonë ne nuk e kemi ditë arsyen se pse ai po mungon se sna ka kallzu kurr se vetem ka kry punë edhe ka fol pak. Pastaj kur e kan kuptu serbët që ky i shëron ushtarët, dhe kur kanë fillu bombardimet ata e kanë zënë në Mitrovicë dhe ska pas munësi me u kthy se u blloku rruga. Pastaj rrugës janë taku me 23 vetë të tjerë, kanë qenë 26 por tre kanë pshtu”, u shpreh tutje Ademi.

Ademi e kujton vëllaun si njeri të afërt me njerëzit.

“Tash, me fillua me folë për vëllain, kam çka flas shumë. Ai ka qenë një njeri i butë, i afërt shumë. Ka qenë shumë i afërt jo veç me neve familjarëve, pse ka qenë ai doktor kirurg, ai ka qenë i afërt edhe shumë me pacientë. Tash kam rast takona me njerëz edhe ata na shpjegojnë se sa i afërt ka qenë ai, se ai ka qenë një mjek që neve na ka shëru me fjalë. Domethënë, për personat e panjohur ka qenë i tillë, e lëre më për familje. Ka qenë shumë i mirë, shumë i afërt, shumë i dashur, ka qenë një udhërrëfyes”, ka përfunduar Ademi.

Ademi tregon se në vazhdimësi si familje kanë pasur mbështetje institucionale, mirëpo fati i të pagjeturve ajo thotë se vështirë do të zbulohet pa u hapur arkivat e Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën