TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, e pyeti komisionaren Kos se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, kur ka diskutuar së fundi me ta dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.

“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.

Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Mospranimi nga këto shtete vlerësohet si pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

Gjatë mbledhjes, Terras po ashtu e pyeti Kosin se pse nuk e ka vizituar Kosovën ende që kur ka marr mandatin.

Komisionarja evropiane tha se pavarësisht se nuk ka qenë në Kosovë, ajo është në kontakt me autoritetet në Prishtinë.

Ajo theksoi se për shkak të situatës politike, është detyruar që ta shtyjë një vizitë në Kosovë.

Megjithatë, Kos në fjalën hyrëse në seancë tha se pret që së shpejti të qëndrojë në Kosovë për reformat që lidhin me Planin e Rritjes.

“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së.Së shpejti do të qëndrojë në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha ajo.

Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove.

Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

Ky është çmimi i naftës për sot

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga ora 11:00

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Ferizaj, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar shqetësime në rrugë

Ngjarje e rëndë në Shëngjin: Pesë të rinj u morën nga dallgët, dyshohet për viktima

Sot varrosen dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën