TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia konfirmon: Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan

by Tëvë1
4 javë ago
4
A A
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 tetor, rreth orës 14:25, pas së cilës njësitë relevante policore dhe dy prokurorë të Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se viktima e parë, një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

Ndërkaq, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është dërguar pa shenja jete edhe një grua rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave fillestare të policisë, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Megjithatë, motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar motivin dhe për të dokumentuar rastin.

“Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture.Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar. Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet. I dyshuari është vetëdorëzuar,ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë./teve1.info/

 

Tags: GjilanTeve1Vrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohen nën dyshimin për ngacmim seksual

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën