TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot janë dëgjuar fjalët përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Prokuroria e familja e viktimës kërkuan burgim të përjetshëm për tre të pandehurit. Derisa Naim Murseli e mohoi se është i përfshirë në organizimin e kësaj vrasje.

by Lindrit Zejnullahu
3 orë ago
0 0
A A

Për herë të fundit po vijnë në gjykatore.

Të premten u mbajt seanca e fjalëve përfundimtare ndaj të pandehurve Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Ndaj tyre, prokurorja e rastit po kërkon burgim të përjetshëm pasi thotë se provat kanë dëshmuar se në mënyrë të organizuar kanë vrarë ish-bashkëshorten e Murselit, Liridona Ademaj.

“Në muajin qershor të vitit 2022 familja Murseli ka paguar policën e sigurimit në emër të Lirdona Ademajt. Menjëherë pas kësaj për të cilën na ka dëshmuar edhe Kushtrim Kokalla, Naimi ka këkruar nga ai që ta gjejë mënyrën dhe t’a vrasë Liridonën që dmth me vetëdije është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën… kemi pasur mundësi ti shohim “tri skenar të ndryshem të një ngjarjeje” të cilat janë dhënë nga tre të akuzuarit në të cilat mundet e të cilave do tu kishin zili edhe producentët dhe skenaristët e Hollyëood. Ku secili nga tre të akuzuarit vetën e ka paraqitur si person që nuk ka asgjë me kryerjen e veprës penale që është lëndë e kësaj procedure duke ja gjuajtur fajësinë të akuzuarve të tjerë e që mëkati më i madh i tij është njohja e dy të akuzuarve të tjerë”, tha prokurorja Javorka Perlinçeviq.

Kërkesë të njëjtë për trupin gjykues patën edhe vëllai i të ndjerës dhe avokati, Leutrim Syla.

“Në këtë ditë kur flasim, të gjithë ne që e kemi përcjellë këtë proces dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, një gjë e kanë të qartë: se Naimi e ka organizuar këtë vrasje së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës. Ne kemi parë dhe dëgjuar shumë gjëra këtu, kemi qenë prezent të gjithë, por së paku 22 kamera i lidhin Naimin, Granitin dhe Kushtrimin”, deklaroi vëllau i Liridonës, Leonard Ademaj.

“Afërsia e tyre është aq e tillë që edhe nga vet bisedat e tyre në telefon vërehet afërsia mes tyre ku Naim Murseli i thotë Granit Plavës në lidhje me Kushtrim Kokallën me nofkën ‘Kuça’ kur i thotë që kjo punë kryhet nesër sigurt, atë tregoi Kuça? Pra ka pasur asi afërsie sa që kanë komunikuar me emra e nofka”, tha mbrojtësi i viktimës, Leutrim Syla.

E në fjalën përfundimtare, Naim Murseli tha se nuk ka organizuar dhe kryer vrasjen e Liridonës.

“Ju betohem se Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin e vrasjes. Ju betohem që Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen. Unë pa të drejtë jam akuzuar nga media, nga kjo sallë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha i akuzuari Naim  Murselaj.

Edhe mbrojtësi i tij, kundërshtoi disa nga provat që janë paraqitur nga Prokuroria, duke thënë se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

“Gjykata duhet tash dikujt me i besu, ne nuk po themi që Liridona nuk është privuar nga jeta ajo nuk është kontestuese, veç ndonjë budalla ndonjë i çmendur thotë që s’u privu nga jeta, mirëpo gjyqi duhet me vërtetu në çfarë rrethana”, tha avokati i Murselit, Shemsedin Pira.

Edhe mbrojtësit e dy të pandehurve, Plava e Kokalla thanë se nuk është arritur të provohet fajësia e tyre.

Shpallja e aktgjykimit ndaj tyre pritet të bëhet të martën, më 21 prill në orën 13:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

“Më thirri tri herë nanë…” – rrëfimi i nënës pas gjetjes së eshtrave të djalit pas 27-vitesh

“Më thirri tri herë nanë…” – rrëfimi i nënës pas gjetjes së eshtrave të djalit pas 27-vitesh

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses, asnjëri kandidat nuk i merr votat e nevojshme

Kuvendi dështon t’i zgjedhë dy gjyqtarët e Kushtetueses, asnjëri kandidat nuk i merr votat e nevojshme

Elvis Çitaku rrëmben çmimin e ushtarit më të mirë për këtë vit

Elvis Çitaku rrëmben çmimin e ushtarit më të mirë për këtë vit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën