TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia me mbështetjen amerikane modernizon kapacitetet për reagim ndaj rreziqeve komplekse

by teve1
3 orë ago
0
A A
Policia me mbështetjen amerikane modernizon kapacitetet për reagim ndaj rreziqeve komplekse

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 16 prill 2026 është mbajtur ceremonia përmbyllëse e trajnimit të avancuar “Rural Enforcement Operations (REO)”, i organizuar nga Programi për Asistencë Kundër Terrorizmit (ATA) i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky trajnim është realizuar në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, në trajnimin gjashtëjavor morën pjesë 24 pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI), e konsideruar si njësia më elitare e Policisë së Kosovës, ndërsa programi u udhëhoq nga tetë instruktorë ndërkombëtarë të specializuar.

Policia e Kosovës vlerësoi se trajnimi është realizuar me sukses të lartë, duke ndikuar në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale për përballje me situata me rrezikshmëri të lartë dhe komplekse.

Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi në fusha të ndryshme, përfshirë operacionet taktike në mjedise rurale, reagimin ndaj kërcënimeve terroriste, vendimmarrjen taktike dhe koordinimin në kushte reale operative.

Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Me këtë rast, u ndanë certifikata mirënjohjeje për instruktorët dhe përfaqësuesin e Zyrës Rajonale të Sigurisë, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin profesional.

Policia e Kosovës shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së, Programin ATA dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si kyç për modernizimin e kapaciteteve të sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Sipas Policisë, partneriteti i tillë përfaqëson një model të suksesshëm për zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për “Bordin e Paqes” pas vendimit për FSK-në në Gaza

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Pas gjendjes së rënduar, i nënshtrohet operacionit në QKUK, punëtori që ra nga kati i dytë në vendin e punës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën