Ndeshja mes Bayern Munchen dhe Real Madrid është shoqëruar me kaos dhe protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarit slloven Slavko Vinçiq. Nuk ishte vetëm ekipi spanjoll ai që protestoi, por edhe skuadra gjermane, me trajnerin Vincent Kompany që e pësoi më keq.
Në momentin e golit të rezultatit 3-2 të Mbappe, Kompani nuk kurseu protestat ndaj kryesorit, duke pretenduar për një faull ndaj Stanisiqit në startin e aksionit. Trajneri i bavarezëve me sa duket e teproi me ankesat e tij dhe gjyqtari i tregoi një karton të verdhë.
Meqë Kompany kishte marrë një të verdhë ndaj Arsenalit dhe një tjetër ndaj Eindhoven, ajo që mori ndaj Realit plotësoi numrin e tre kartonëve për trajnerin, i cili si rrjedhojë do të pezullohet për ndeshjen e radhës, gjysmëfinalen e parë ndaj PSG-së.
Pas ndeshjes ai tha se ishte i çliruar që i kishte të gjithë lojtarët pa kartonë në gjysmëfinale dhe nuk e kishte realizuar se do të mungonte vet në këtë përballje.











