Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dragodan” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
Sipas tij, Policia në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana. /teve1.info/






