TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muriqi befasohet nga Eto’o, e uron për rekordin te Mallorca

by Bujar Mehmeti
6 muaj ago
0
A A
Muriqi befasohet nga Eto’o, e uron për rekordin te Mallorca

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka pranuar urimet nga legjenda Samuel Eto’o të mërkurën për rekordin e vendosur për gola të shënuar në La Liga. Por Muriqi theksoi se nuk e ka pritur se Eto’o do t’i dërgonte urime.

Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.

“Nuk e prisja këtë, me të vërtetë. Por, faleminderit shumë për këtë video nga një legjendë e vërtetë si Samuel Eto’o. Me të vërtetë i vlerësoj fjalët e tij. E di se ai ka bërë punë të madhe këtu, dhe të gjithë e dinë se si ka shkuar karriera e tij. Kështu që jam shumë i lumtur që gjeti kohën për ta bërë këtë video për mua. Luaj në futboll profesionist për 15 apo 16 vjet. Nëse do të më kishit thënë para 15 vjetësh  se një ditë Samuel Eto’ do të bënte video për mua, do të thosha se kjo është e pamundur, se do të ishte shaka. Dhe shiko tani, jemi këtu sot. Jam shumë krenar me veten dhe shumë falënderime ndaj tij për videon. E them gjithmonë, faleminderit bashkëlojtarëve, gjithë stafit të klubit, gjithë tifozëve, familjes, ishullit… Sepse pa ju, e them këtë nga thellësia e zemrës, do të ishte i pamundur të arrihej ky sukses. Faleminderit shumë!”, është shprehur Muriqi. 

Më pas, Muriqi është pyetur se a i pëlqeu kjo video. 

“Nuk e prisja me të vërtetë. Mendova se do të mi shfaqnit golat e mia, ato tashmë i di”, thuhet në fund të videos së Muriqit, e përcjellë me momente gazmore. 

Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola e një asistim. Dy gola më shumë se shtatlarti i “Dardanëve” i ka vetëm Kylian Mbappe. Sulmuesi francez i ka katër asistime.

Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.

Sulmuesi kosovar tani i ka 55 gola në elitën spanjolle, një më shumë se legjenda Samuel Eto’o.

Eto’o nëpërmjet një video-incizimi të publikuar nga Mallorca, ka uruar Muriqin për rekordin e thyer.

“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që e ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që ti të vazhdosh, kënaqu dhe vazhdo ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe. Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, ka deklaruar Samuel Eto’o”, ka thënë Eto’o.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Bondsteel si bazë e përhershme amerikane? Ekspertët: Forcon sigurinë e Kosovës dhe shërben si mesazh ndaj Serbisë

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën