Një tjetër arritje e madhe e talentit kosovar, Erblin Osmani. Ai është përfshirë për herë të parë në ekipin e Bayernit për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Ndeshja e dytë ndërmjet bayernit dhe Realit luhet sonte në Mynih nga ora 21:00.
Osmani ka debutuar me ekipin e të rriturve të klubit të madh gjerman.
Ai ishte paraqitur për Bayernin në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane muajin e kaluar në ndeshjen kundër Union Berlinit.









