Hungarezët të dielën e 12 prillit iu drejtuan kutive të votimit.
E vota e tyre këtë herë, bëri ndryshim të mëdha.
Pas 16 vitesh në pushtet, Viktor Orban e humbi postin e kryeministrit.
Votat e hungarezëve, këtë pozitë ia dhuruan kundërkandidatit të tij, liderit të partisë Tisza, Perer Magyar.
E kjo fitore e liderit opozitar po shihet si historike.
Madje, analistët politikë, thonë se fitorja e Magyar do të ketë ndikim edhe në Ballkan.
“Besoj që ndikimin më të madh do e ketë në Serbi, për arsyen e vetme që opozita atje është një opozitë pothuajse e vdekur dhe megjithëse lëvizja e protestës zgjati një vit dhe tani është fashitur, besoj që tash brenda sistemit sepse ju e patë që i fitoi zgjedhjet lokale të pjesshëm por besoj që shumë që brenda sistemit të kërkohet ndryshimi dhe ky është një rast që Serbia të jetë më demokratike”, ka thënë Andoni.
E përveç Orbanit, sipas njohësve të zhvillimeve gjeopolitike, në këto zgjedhje humbi edhe dikush tjetër.
“Me siguri për Putinin dhe Rusinë është një humbje, ngase e ka pas një proks të tillë, si dhe me Sllovakinë edhe me Hungarinë, dicka edhe një Ceki ka probleme tek partitë politike që e kanë një orientim pro rus, e kom fjalën për opozitën, në Serbi dhe në Ballkan do të ketë ndikim dhe besoj që Serbia do të ketë ndryshim të pushtetit në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj që edhe në Shqipëri është momenti për ndërrim të pushtetit”, u shpreh Bilalli.
Duke qenë anëtare e BE-së, Qeveria hungareze, në krye me Orbanin, ka arritur t’i bllokojë disa pako sanksionesh kundër shtetit rus për luftën e nisur në Ukrainë.
Së fundmi, ai e ka bllokuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin për periudhën 2026-2027, ndonëse për të patën arritur pajtueshmëri liderët tjerë në dhjetor të vitit 2025.






