TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

by Jona Kelmendi
6 muaj ago
1 0
A A

Qëllimin kishin arritur për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.

E më pas, në borë e shi, kishin luftuar për tri ditë e tre netë.

Por në momentet kritike të 11 prillit, Agim Ramadani gjeti vdekjen.

Në vendin e ashtuquajtur “Rrasa e Zogut”, forcat serbe e qëlluan atë në pjesën e epërme afër zemrës.

Këtë të shtunë, shënohen plot 27 vjet nga flijimi i “Katanës”.

Figurën e tij legjendare, e përkujtuan familjarë e dashamirë.

I biri i tij, Jetoni, nën emocione, bëri thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës.

“Babi nuk jetoi për vete. Ai jetoi për lirinë, dhe atë rrugë e ndau me juve. Ju ishit forca e tij, arsyeja pse ai nuk u ndal kurrë…Në emër të familjeve të dëshmorëve ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet. Ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka”, deklaroi djali i heroit, Jeton Ramadani.

Lavde për “Katanën” pati edhe bashkëluftëtari i tij, Anton Quni.

“Si ushtarak karriere, ai zotëronte disiplinën dhe ftohtësinë e duhur për betejë. Por, brenda asaj uniforme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrihte zemra fisnike e një poeti dhe piktori. Ai e dinte se liria nuk mbrohet vetëm me plumb, por edhe me kulturë dhe identitet”, tha bashkëluftëtari, Anton Quni.

Mesazhe përkujtimore dhanë edhe përfaqësues institucionalë.

“Beteja e Koshares, si beteja më e lavdishme e historisë sonë moderne, përtej të qenit operacion ushtarak, ishte edhe ndërhyrje në vetëkuptimin e kufirit. Kur u thye ai kufi, u shkatërrua edhe një kufi tjetër. Ai që kishim brenda vetes”, tha nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola.

“Agim Ramadani mbetet figurë e veçantë edhe sepse te ai bashkoheshin si rrallë ndonjëherë ndjeshmëria e njeriut krijues dhe disiplina e ushtarakut profesionist. Kjo e bën edhe më të fuqishme trashëgiminë që ai na ka lënë”, tregoi ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

Pas rënies së tij, Brigada 138 e Zonës Operative të Dukagjinit u emërua “Agim Ramadani”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën