TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bayerni mposht Realin në Madrid

by teve1.info
4 muaj ago
1
A A
Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni ka shënuar dy gola në superndeshjen me Real Madridin dhe ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Bayerni fitoi 2:1 ndaj skuadrës mbretërore spanjolle.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e nivelit më të lartë dhe me plot raste. Per kohë të gjatë kanë dominuar lojtarët e kampionit gjerman, që largohen nga Madridi me fitore shumë të madhe.

 

Luis Diaz e kaloi në epërsi 1:0 Bayernin në minutën e 41-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Dhe me të nisur pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46-të, Harry Kane shënoi për 2:0. Ai gjuajti bukur nga distanca.

Ylli anglez u kthye nga lëndimi dhe gjeti sërish cakun. 32-vjeçari Kane i ka plot 49 gola me Bayernin këtë edicion. 11 prej këtyre golave i ka në dhjetë ndeshje në Champions.

Pas golit të dytë të Bayernit, nisi ofenziva e madrilenëve.

Fillimisht Manuel Neuer mbylli mirë këndin për Vinicius Juniorin. Më pas ndali goditjen e Kylian Mbappes dhe sërish u vendos mirë për ta shpëtuar portën e Bayernit.

Por edhe forma e mirë e Neuerit nuk kreu punë në minutën e 74-t. Trent Alexander-Arnold gjeti mirë në zonë Mbappen që ishte i saktë nga afërsia për 2:1.

Real Madridi e kërkoi edhe golin e barazimit, por pa sukses. Raste të tjera kishin sidomos Mbappe e Vinicius Jr.

Por të rrezikshëm ishin edhe lojtarët e Bayernit, ndonëse më shumë të fokusuar për ta mbrojtur portën e tyre.

Rezultati 2:1 e lë të hapur sfidën për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Mynih.

Por Bayerni është në avantazh të theksuar për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Krasniqi i Prishtinës shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK

Albin Krasniqi i Prishtinës shpërblehet me çmimin “Ylli i Javës” nga FFK

Krasniqi i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Krasniqi i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Matoshi drejt Sturmit austriak

Matoshi drejt Sturmit austriak

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Lamtumira e Gjimshitit nga Atalanta

Emisioni “Matrix” 17.08.2026

Emisioni “Matrix” 17.08.2026

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Maqedonia e Veriut do të shfrytëzojë rreth 3 milionë tonë qymyr nga miniera e Obiliqit

Arrestohet një person në veri pasi dyshohet se e sụlmoi një tjeter me shishe qelqi

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

“S’ka shitje”, shalqiri e speci po u mbeten në ara fermerëve në Rahovec, kërkohet ndërhyrje urgjente

Ibishi: Disa parti politike po na kopjojnë programin tonë zgjedhor

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën