Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë.
Daku u inkuadrua në minutën e 68-të në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit, në javën e fundit të Superligë së Rusisë.
Ndeshja Sochi – Rubin Kazan, u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së 23-të të elitës ruse të futbollit.
Ekipit nga Kazani, Daku i mungoi qënga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.
Te Rubini titullar ishin Veldin Hoxha dhe Nazmi Gripshi, ku ky i fundit u zëvendësua në minutën e 82-të.
Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit dhe e nisi mirë sezonin, ku shënoi 9 gola për 17 ndeshje.
Me fitoren e fundit, Rubin Kazani ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara.










