Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se në lagjen “Dardania” në Prishtinë është ndërprerë furnizimi me ujë.
Shkak sipas njoftimit është rrjedha e madhe dhe pamundësia për intervenim sonte.
“Për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja. Pa ujë do të mbetet zona e Dardanisë”, thuhet në njoftim./teve1.info/




