TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

by TËVË 1
5 orë ago
3
A A
“Faji s’është jetim”, Qorrolli: Hamza pa guxim për të dhënë emër të përveçëm për president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka akuzuar opozitën për mungesë transparence dhe guximi politik në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke veçuar qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas Qorrollit, PDK ka kërkuar qysh në fazat e hershme të negociatave të sigurojë mbështetje pa paraqitur emra konkretë për kandidatët.

“PDK-ja ka kërkuar që në negociatat e para Aktgjykimit t’i japim ne nënshkrimet blanko për kandidatët e saj, por përjashtimisht këtyre edhe votat, pra pa e treguar asnjëherë emrin. Në asnjë rrethanë Hamza si kryetar i partisë nuk ia ka transmetuar guximin politik për një emër të përveç, qoftë një ose dy për ta përmbushur formën”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Duke folur për zhvillimet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Qorrolli theksoi se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit bie mbi të gjitha partitë politike.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mendojmë që ka rritur përgjegjshmërinë e partive opozitare, sepse këtu nuk ka faj jetim, faji është i të gjithëve që duan t’i japin Kosovës një president të ri të Republikës, dhe ne jemi duke kërkuar numra. Jemi të gatshëm për kompromise, qysh në krye të herës. Qysh herën e parë kemi treguar që ne vetëm 24 orë përpara, Konjufcën e kemi mandatuar, ndërkohë që Kollçakun të paktën tri orë përpara, kjo vetëm për ta përmbushur formën. Kemi hyrë në seancë duke pasur parasysh refuzimin e partive opozitare për të prodhuar një konsensus. Këto kanë qenë negociata intensive mes Kurtit, Hamzës dhe Abdixhikut dhe madje duhet thënë që në këtë rast, është ofruar edhe një kandidaturë e re siç ka qenë ajo e Andin Hotit, të cilën apriori e ka refuzuar PDK-ja, dhe tashmë ne duhet me kalua në një stad të re të negociatave, ku nga e marta janë paralajmëruar edhe takimet fizike me liderët”, tha ai.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka qenë e hapur për kompromise që në fillim të procesit, duke përmendur edhe emrat e propozuar gjatë negociatave, përfshirë Glauk Konjufca dhe Andin Hoti, për të cilët tha se nuk kanë gjetur mbështetje nga opozita.

Qorrolli bëri të ditur se negociatat kanë qenë intensive mes kryeministrit Albin Kurti, Hamzës dhe Lumir Abdixhiku të LDK-së, por pa arritur një marrëveshje përfundimtare.

Ai paralajmëroi se nga java e ardhshme pritet të nisë një fazë e re e bisedimeve, përfshirë takime të drejtpërdrejta mes liderëve politikë, ndërsa u bëri thirrje të gjitha partive që të heqin dorë nga, siç i quajti, kërkesat maksimaliste.

“Të gjitha partitë duhet të heqin dorë nga kërkesat maksimaliste. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë që ta imponojmë një kandidat monopartiak”, përfundoi Qorrolli. /teve1.info/

Tags: LVVpdkTeve1Vigan Qorrolli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën