Një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Klinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Krushevë e Vogël, Klinë 01.04.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/







