TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, zotimi ynë

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Gërvalla: Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit, zotimi ynë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij, janë zotim i Qeverisë dhe i pakompromis.

Kështu ajo ka shkruar pas një takimi që ka zhvilluar me drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Ajo ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për mënyrat për ta forcuar transparencën e llogaridhënien.

“Qasja jonë ndaj korrupsionit nuk njeh tolerancë. Parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij, në të gjitha format e tij, është zotim i yni i çdoditshëm, absolut dhe i pakompromis.  Çdo mekanizëm parandalues dhe çdo hap ligjor që ndërmarrim ka një qëllim të vetëm e të qartë, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe llogaridhënie për abuzuesit. Njëkohësisht, zbatimi i rreptë, me guxim e vendosmëri i legjislacionit mbetet çelësi për një sistem publik të fortë dhe me llogaridhënie”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ajo tha se në takim kanë biseduar për mundësinë e avancimit të kornizës ligjore, normimin e standardizuar dhe profesional të Konfliktit të Interesit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, përfshirë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativa ndërkombëtare kundër korrupsionit.

“Si Ministre e Drejtësisë, mbetem e vendosur që parandalimi i korrupsionit dhe luftimi i tij në çdo formë të shfaqjes së tij të jetë i pakompromis. Qytetarët e Republikës sonë duhet të kenë institucione të besueshme, transparente dhe të forta, që nuk i tolerojnë shkeljet e ligjit dhe shkelësit, dhe një shtet ku sundimi i ligjit nuk është vetëm parim, por praktikë e përditshme e secilit prej nesh”, ka shkruar Gërvalla.

Tags: GervallakorrupsioniluftimiparandalimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën