TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

by teve1
3 muaj ago
1
A A
BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për zhvillimet të cilat kanë çuar në vendimin për të anuluar samitin e radhës të shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë që është dashur të zhvillohej në muajin maj, në ishullin kroat Brijoni.

Këtë e qëndrim e paraqiti zëdhënësi i BE-së duke u përgjigjur pyetjes lidhur me vendimin e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, për të anuluar këtë samit për shkak të deklaratave nxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja në përgjigjen e vet vë në dukje se raportet e mira ndërfqinjësore janë në thelb të procesit të integrimit të Serbisë në BE dhe ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe krijim të rrethanave për të adresuar mospajtimet bilaterale nga e kaluara.

Presidenti Milanoviq tha se kolegu i tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq nuk është i mirëseardhur në Kroaci për shkak të deklaratave të tij të fundit, të cilat Kroacia i sheh të jenë në kundërshtim të plotë me qëllimet e procesit Brdo-Brioni, i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen e stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht sulmojnë verbalisht Kroacinë duke e fajësuar për nxitje të revolucionit në Serbi me qëllim të rrëzimit të pushtetit.

Vuçiq dhe mediat e afërta me të së fundi kanë nisur një fushatë luftënxitëse kundër Kroacisë, duke akuzuar këtë shtet se qëndron prapa tentimeve për revolucion dhe shembje të pushtetit në Serbi dhe se, së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia po planifikon të sulmojë Serbinë.

Nisma Brdo-Brojoni është një forum i përbashkët i iniciuar nga dy vendet e BE-së Kroacia dhe Sllovenia për t’u ndihmuar vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Integrimin e rajonit në BE edhe Kroacia edhe Sllovenia e kanë identifikuar si interes të tyre strategjik.

Samiti i fundit Brdo-Brijon ishte zhvilluar në vjeshtë të vitit të kaluar në Tiranë ku kishin marrë pjesë të gjithë presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Nesër varroset 25-vjeçari që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Spahiu: Ekziston një marrëveshje e heshtur mes LVV-së dhe PDK-së për ta dobësuar LDK-në

Belgjika eliminon Senegalin

Belgjika eliminon Senegalin

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Dua Lipa i jep fund muajit të mjaltit në Itali, rikthehet në studio pas dasmës përrallore

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Dy vite pa Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Mustafa: LVV-ja nuk duket ende e gatshme për të qeverisur në koalicion

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

Chris Brown do të duhet t’i paguajë ish-asistentes së tij 13 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një qen e sulmoi në shtëpinë e tij

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën