Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se masakra e Pastasellës është një nga plagët me të rënda të luftës në Kosovë.
Ajo ka thënë se të vrarit në këtë masakër, ishin njerëz të zakonshëm.
“Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë. Në vitin 1999, në këtë fshat dhe në fshatrat përreth u vranë dhe u masakruan rreth 106 civilë shqiptarë. Ishin njerëz të zakonshëm, familjarë, fqinjë, burra e djem që nuk u kthyen më kurrë në shtëpi. Nga kjo masakër mbijetuan vetëm 13 persona, dëshmitarë të një krimi që nuk do të harrohet. Përkulemi me respekt të thellë para të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Lavdi”, ka shkruar Haxhiu./teve1.info/







