Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU Prishtina”, ka njoftuar së është sanuar defekti i shkaktuar nga shembja e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë e cila kishte lënë pa furnizim me ujë disa zona që nga dje.
Në njoftim bëhet e ditur se furnizimi me ujë është rikthyer.
Si pasojë e shembjes së dheut një pjesë e kryeqytetit është poashtu pa energji elektrike.








