TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

Në Podujevë këtë të shtunë janë bërë homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu. Familjarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë kanë nderuar viktimat, duke rikujtuar një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
1 0
A A

Të parët u mblodhën familjarët.

E më pas, edhe qytetarët e krerët institucional.

Kësisoj, të gjithë bashkë, këtë të shtunë u drejtuan me lule në duar për homazhe te varrezat e familjeve Bogujevci dhe Llugaliu, për të vazhduar më pas drejt varreve të familjes Duriqi.

E gjitha kjo, në 27-vjetorin e masakrës së këtyre 3 familjeve, një nga krimet më të rënda të forcave serbe ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Mes të pranishmëve në homazhe ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se këto masakra janë pjesë e historisë që nuk do të harrohen kurrë.

“Po zotohemi që do të angazhohemi me përgjegjësinë më të lartë që t’i nderojmë të mbijetuarit e dhunës, të qëndrojmë pranë familjarëve dhe ta kujtojmë çdo herë me krenari historinë e Republikës së Kosovës, por edhe krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë, që nuk do t’i harrojë kurrë populli i Kosovës”, u shpreh kryeparlamentarja Haxhiu.

Mesazhi për kujtesë dhe drejtësi u përsërit edhe nga zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.

“Ne kurrë nuk do të harrojmë, gjithmonë do të jemi këtu për ta treguar të vërtetën. Këto tri familje e kanë dëshmuar tmerrin e këtyre masakrave, por ne mendojmë që më së miri u dalim zot kujtesës duke punuar në mënyrë të ndershme për vendin tonë, duke përfaqësuar shtetin tonë me dinjitet”, deklaroi Konjufca.

Edhe i pari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, theksoi obligimin për të nderuar të rënët.

“Ne kemi obligim që t’i respektojmë, t’i nderojmë gjithherë, sepse falë gjakut të tyre jemi këtu ku jemi sot, po ndërtojmë një shtet të ri, një shtet i cili po presim të mira të gjithë nga zhvillimet e mbarë të këtyre institucioneve tona këtu në Kosovë. Prandaj, lavdi dëshmorëve, lavdi gjithë martirëve dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha Bulliqi.

Në Podujevë, 27 vjet më parë, paramilitarët serbë masakruan 14 shqiptarë civilë në familjen Bogujevci dhe Duriqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK kujton zgjedhjet e 24 Majit 1992: Fillimi i shtetësisë së Kosovës

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

​“Prishtina 2030” hyn në fazë vendimtare, zbulimi i logos dhe infrastruktura sportive në fokus

Haziri: Xhandarmëria si term te shqiptarët është irritues – premtim elektoral

Haziri: Xhandarmëria si term te shqiptarët është irritues – premtim elektoral

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në? Haziri: Qëllimi është i përbashkët – ta kthejmë LDK-në në rolin e saj

A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në? Haziri: Qëllimi është i përbashkët – ta kthejmë LDK-në në rolin e saj

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Burri kërcënoi gruan me publikimin e fotove dhe videove në rrjete sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën