TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Pas disa muajsh hetimesh intensive me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës në Shqipëri, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night Clubs”, duke goditur një rrjet të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Ish-Bllokut.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë hetimeve janë identifikuar 11 shtetas, punonjës dhe administratorë të lokaleve të natës, të cilët dyshohet se shpërndanin doza të drogave të forta brenda ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

“Nga masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata, janë ekzekutuar 9 masa “arrest në burg”, ndërsa 2 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari’, thuhet në njoftim.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA), si dhe 11 aparate celularë.

Sipas Policisë, të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në ambientet e brendshme të klubeve të natës në zonën e Ish-Bllokut, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më parë nga Gjykata.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Haradinaj: T’ia vazhdojmë mandatin për president Thaçit, është në nderin tonë si shqiptarë

Haradinaj: T’ia vazhdojmë mandatin për president Thaçit, është në nderin tonë si shqiptarë

Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro

Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën