TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliard euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje, kryetari i partisë, njëherësh kryeministri Albin Kurti, foli për vrasjen e Arlinda Zekajt, aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe buxhetin për vitin 2027.

by Arlind Beqiraj
35 minuta ago
0 0
A A

Me radhë, delegatët kanë shënuar emrat e tyre para fillimit të mbledhjes së 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe delegatë të tjerë u mblodhën të shtunën për të diskutuar çështje të ndryshme partiake dhe politike.

Ndonëse mbledhja ishte paraparë të niste në orën 12:00, kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti rreth një orë më vonë.

Në fjalën e hapjes, Kurti iu referua edhe vrasjes së Arlinda Zekajt. Ai tha se ky rast e ka përballur shoqërinë edhe një herë me dështimin për t’i mbrojtur gratë, edhe kur ato kërkojnë ndihmë nga institucionet.

“Vrasja e Arlinda Zejkajt na ka përballur edhe një herë me një të vërtetë të rëndë se një grua mund të ndjekë të gjitha rrugët që i parasheh ligji, të denoncojë dhunën, të kërkojë mbrojtje, madje të paralajmërojë me shkrim se i rrezikohet jeta dhe prapë të përfundojë e vrarë”, tha Albin Kurti.

Në këtë mbledhje, Kurti foli edhe për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e cilësoi të padrejtë juridikisht dhe moralisht.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por, kësaj radhe, mosshkuarja në to ishte edhe më e ndërgjegjshme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi). Aktgjykim ky i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht”, shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për buxhetin e vitit 2027, duke paralajmëruar se Qeveria do ta miratojë projektligjin për ndarjet buxhetore.

Sipas tij, ky buxhet do të ketë në fokus investimet kapitale dhe zhvillimin ekonomik.

“Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave dhe urave. E për herë të parë, buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliard euro. Do të jetë buxhet edhe për komunat, me gjithsej 908 milionë euro”, theksoi Kurti.

Ndër të tjera, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pritet të diskutohen edhe zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

Tragjedi në Shqipëri: Vdes një kosovar në aksident, lëndohet vëllai i tij

Tragjedi në Shqipëri: Vdes një kosovar në aksident, lëndohet vëllai i tij

Mungesa e veturave zyrtare vështirëson punën e policëve në terren

Mungesa e veturave zyrtare vështirëson punën e policëve në terren

Vidhen 100 armë në një depo në Gjakovë

Vidhen 100 armë në një depo në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën