TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Naim Murseli dhe Granit Plava kanë dhënë dy dëshmi të gjata sot në Gjykatë, për vrasjen e Liridona Ademajt. Megjithatë, të dy dëshmuan versione të ndryshme. Plava e përmendi edhe emrin e biznesmenit, Behgjet Pacolli.

by Jona Kelmendi
3 orë ago
0 0
A A

Krimin e rëndë akuzohet se e kryen bashkë.

Mirëpo në Gjykatë, Naim Murseli dhe Granit Plava, janë duke dhënë versione tërësisht të ndryshme.

Që të dy, edhe Murseli edhe Plava po e mohojnë se janë të përfshirë në vrasje.

Përderisa Naim Murseli deklaroi se ishte pre e grabitjes, Granit Plava tha se para ditës kritike ishte takuar 7-8 herë me Murselin, mirëpo vet ai nuk e kreu vrasjen.

“Unë nuk e di kush ka qenë personi që ka pas me krye rastin dhe për të cilin unë do të merrja përgjegjësinë. Të nesërmen në mëngjes e kam marrë vesh që viktima ka qenë gruaja e tij dhe më pas nuk kam ditur çfarë të bëj. Më vjen keq për atë rast që ka ndodhur, se nuk kam qenë në dijeni hiq se ky gjithmonë u referojke se është ja shkinë, ja boshnjake, personi në fjalë dhe as nuk e ka përmend gjininë as asgjë dhe ndërronte fjalët”, tha Plava.

Plava më pas tha se Naim Murseli ia premtoi atij 250 mijë euro për këtë rast.

Përmendi edhe emrin e biznesmenit Behgjet Pacolli.

“Naimi më ka thënë mua pasi të dalësh prej rastit se është i rëndë, pa u bë 2 vite burg dhe gjatë kohës që je ti në burg familjen tënde unë do të kujdesem, më ka ofruar punën 1300 euro pagë, do të jesh gjithmonë afër meje, dhe Behxhet Pacollit ti e din që nuk të gënjej për këto sene dhe unë i kam besuar krejt se ky sipas fotove që m’i tregonte me Rita Orën, po krejt mahalla jonë dhe gjithë rinia i kemi besuar Naimit”, u shpreh i akzuari Plava.

Duke folur më detajisht për natën kritike, Plava tha se deri në momentin kur ndodhi vrasja, armën e ka mbajtur vet Naim Murseli.

“Naimi ma solli një pije dhe unë duke dalë nga kerri më ranë fishekët në tokë, atëherë iu kujtua Naimit se fishekët i kam unë edhe më ka kërkuar tha eja te kerri im, m’i ka marrë 5 fishekë dhe e ka mbajtur armën dhe unë tani vetëm e kam ndjekur deri te vendi i ngjarjes kur ka ndodhur vrasja”, thai

Pasi përfundoi dëshminë e tij, Plava refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurores dhe palëve të tjera.

Ndërkaq, në seancën e paradites, Naim Murseli u ballafaqua me disa prej provave të natës kritike.

Një nga to, edhe një fotografi e të ndjerës Liridona Ademaj pas momentit të vrasjes, ku shihet plaga që ajo mori në pjesën e kokës, saktësisht tek veshi.

Pamjet, Murseli refuzoi t’i shoh, ndërkaq i pyetur se nëse ishte grabitje përse të ndjerës nuk iu vodhën byzylyku i arit dhe unaza e arit, ai dha këtë përgjigje.

“Ne momentin e grabitjes i vetmi send që ka kërkua ka qenë vetëm telefonat edhe para nuk ka kërkua gjësende të tjera, kur kom ik nga vetura me fëmijët nuk e kom ditë a ka marr stoli të arit se nuk e kom pa ngjarjen”, u shpreh Naim Murseli.

Fëmijët, Murseli tha se ishin të ulur prapa.

“Njeri fëmijë ka qenë mbrapa meje njeri mbrapa Liridones nuk kanë qenë te lidhur. Fëmijët kanë dalë nga dera e njëjtë. Unë po tregoj qysh ka ndodh nuk e di, aty ishte edhe një telefon siç e vuret re”, tha ai.

Trupin e ish-bashkëshortes, Murseli tha se e pa tek në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Jo, Liridonën e kam parë të vrarë vetëm të nesërmen në murg atë natë hiq. Jo as unë as fëmijë nuk e kemi parë të vrarë…”, u shpreh Muresli.

Murseli tutje i mohoi edhe takimet në restaurant me Granit Plavën.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor 2023, në orën 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe fillimisht rasti ishte raportuar si vrasje gjatë grabitjes.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues të familjes së saj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën