TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrezik përplasje mes huliganësh dhe pijet alkoolike, Polonia njofton planin e masave për tifozët shqiptarë në Varshavë

by Bujar Mehmeti
3 orë ago
0
A A
Rrezik përplasje mes huliganësh dhe pijet alkoolike, Polonia njofton planin e masave për tifozët shqiptarë në Varshavë

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavë për të ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.

Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:

Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.

Orari i hapjes së stadiumit

Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45.
Ndeshja nis në orën 20:45.
Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes.
Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.

Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium

Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca).
Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës.
Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1.

Si të shkoni në stadium

Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik.
Mund të shkoni me metro, tramvaj, autobus ose tren urban.
Distanca në këmbë nga qendra është rreth 35 minuta.

Stacionet më të afërta janë:
Rondo Waszyngtona dhe Aleja Zieleniecka (autobus dhe tramvaj)
Stadion Narodowy (metro)
Warszawa Stadion (tren urban)

Parkimi për tifozët shqiptarë

Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit.
Parkimi ndodhet në rrugën Sokola, me hyrje nga rrugët Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście.
Çdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.

Transporti publik falas ditën e ndeshjes

Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë.
Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
Përtej këtij orari duhet të blihen bileta normale.

Hyrja në stadium dhe kontrolli

Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës.
Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë).
Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes.
Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi.
Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.

Rregullat e sigurisë në stadium

Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë.
Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit.
Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.

Objektet e ndaluara në stadium

Ndalohet hyrja me:

Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik
Shishe, kanaçe ose objekte qelqi
Alkool apo substanca narkotike
Materiale raciste, politike ose propagandistike
Shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër
Spray, substanca të ndezshme ose korrozive
Kamera profesionale me lente të mëdha
Çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm
Megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese
Laser, topa ose dronë

Ushqim dhe pije në stadium

Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike.
Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard.
Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.

Pas përfundimit të ndeshjes

Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes.
Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.

Kujdes në qytet

Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.
Rregullat për alkoolin në Poloni

Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara.
Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Monedha në Poloni

Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN).
Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Rekomandime për tifozët shqiptarë

Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.
Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet.
Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.

Rregullat ligjore në Poloni

Në Poloni është plotësisht e ndaluar sjellja, posedimi ose përdorimi i mjeteve piroteknike, flakadanëve apo materialeve të rrezikshme në evente masive ose gjatë rrugës drejt stadiumit.
Shkelja e këtij rregulli mund të sjellë gjobë, kufizim të lirisë ose dënim me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet.
Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar në të gjithë territorin e Polonisë.
Ndalohet përdorimi i simboleve që promovojnë nazizmin, komunizmin, fashizmin apo sisteme të tjera totalitare, si dhe çdo material që nxit urrejtje kombëtare, etnike, racore apo fetare. Shkeljet dënohen deri në 3 vjet burg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Në Tiranë në 2024 për finalen e Superligës, UEFA cakton gjyqtarin e njohur për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Në Tiranë në 2024 për finalen e Superligës, UEFA cakton gjyqtarin e njohur për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Lewandowski: Ndaj kuqezinjve gjithmonë e vështirë

Lewandowski: Ndaj kuqezinjve gjithmonë e vështirë

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë i dhanë fund regjimit të Millosheviqit

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Decathlon, Prishtina Mall dhe Federata e Atletikës organizuan garën e vrapimit “Kosova në Lëvizje”

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën