Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.
Në këtë takim siç thuhet në komunikatë u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit./teve1.info/






