TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

Në Blinaje është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku përfaqësues institucionalë kanë prezantuar një sërë masash dhe iniciativash të reja për mbrojtjen dhe zhvillimin e sektorit pyjor në Kosovë.

Në këtë aktivitet mori pjesë, minstri i Bujqësisë, Armend Muja, drejtuesit e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Institutit Pyjor të Kosovës, si dhe stafi mbështetës i departamentit të ministrisë.

Ministri njoftoi për disa hapa konkretë që synojnë adresimin e degradimit të pyjeve dhe përmirësimin e menaxhimit të tyre në nivel vendi.

“Sot do të nënshkruaj një vendim ku 500,000 fidanë pyjesh do t’i dhurohen të gjitha komunave, institucioneve, shkollave, në mënyrë që të fillojë ripyllëzimi masiv për të adresuar një prej problemeve që e ka Kosova vitet e fundit, është degradimi i pyjeve. Së dyti, posa të kthehem në zyrë, do të vendosë një moratorium për ndërrimin e destinimit të tokës së pyjeve edhe tokës pyjore. Ky sistem do të jetë rigoroz, sigurisht që do të favorizohen të gjithë që dëshirojnë ta përdorin pyllin edhe tokën bujqësore në mënyrë të qëndrueshme, mirëpo jo pa dhënë përgjegjësi para shoqërisë. E treta, po ashtu, do të lëshoj një urdhër inspektimi për të gjitha rastet, sidomos te gurorët, ku ne dyshojmë që ka ekspluatim jashtë parcelave dhe gjithashtu edhe te parqet kombëtare. Në Sharrë, në Bjeshkët e Nemuna edhe në viset e Shalës së Bajgorës, ku janë hotspot-et e degradimit të pyjeve, do të lansohet një program, po ashtu, intensiv i inspektimit. Së katërti, dëshiroj t’ju potencoj që pylltaria dhe mbrojtja e 44% të territorit të Kosovës, 420,000 hektarë pyje, do të jetë prioritet absolut gjatë këtij mandati, do të jetë prioritet udhërrëfyes edhe për stafin që janë bashkë me mua.” u shpreh Muja.

Ai theksoi se sektori i pyjeve mbetet një ndër resurset më të rëndësishme për jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend, ndërsa paralajmëroi edhe programe mbështetëse për individët dhe bizneset që merren me menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve, përfshirë frutat e malit dhe përpunimin e drurit.

Ai pranoi se dëmet nga prerjet ilegale janë të konsiderueshme, duke iu referuar edhe raportit të fundit të auditorit, i cili ka evidentuar shkelje serioze në këtë sektor. Muja u zotua se të gjitha gjetjet do të adresohen në mënyrë konkrete dhe transparente.

Po ashtu, u theksua nevoja për rritjen e kapaciteteve monitoruese, ku aktualisht në kuadër të Agjencisë Pyjore janë rreth 340 punonjës. Ministri bëri të ditur se do të shqyrtohet riorganizimi i tyre dhe përdorimi i metodave bashkëkohore, përfshirë dronët dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, për të parandaluar prerjet ilegale.

Në fund, ai paralajmëroi se brenda një muaji, deri në Dita e Tokës do të prezantohen publikisht të gjitha rezultatet dhe masat e ndërmarra duke premtuar transparencë të plotë dhe zero tolerancë ndaj shkeljeve në sektorin e pyjeve.

Tags: Armend MujaDita Nderkombetare e PyjeveMinister i BujqesiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

Sot varroset Alush Gashi

Sot varroset Alush Gashi

Përditësim i ri nga KQZ: Këto janë rezultatet më të fundit të zgjedhjeve

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot fillon votimi me postë

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

​28 vjet nga rënia e Myrtë Zenelit

Sot varroset Alush Gashi

Sot varroset Alush Gashi

Përditësim i ri nga KQZ: Këto janë rezultatet më të fundit të zgjedhjeve

Zgjedhjet e 7 qershorit, sot fillon votimi me postë

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

LDK organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin

Nesër bien temperaturat

​Parashikimi i motit

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën