Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.
Presidenti amerikan, gjatë një interviste për Financial Times tha se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe mund të vonojë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse nuk e bën këtë, transmeton BBC.
Në bordin e Air Force One, Trump thotë gjithashtu se po flet me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.










