TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Te Lecce jam si në shtëpi”, Ylber Ramadani për reportazhin e Serisë A: Babai nuk donte të bëhesha futbollist 

by Bujar Mehmeti
7 muaj ago
1
A A
“Te Lecce jam si në shtëpi”, Ylber Ramadani për reportazhin e Serisë A: Babai nuk donte të bëhesha futbollist 

Faqja zyrtare e ligës së futbollit italian Serie A, i ka kushtuar një dokumentar mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ku ai rrëfen rrugëtimin e tij futbollistik dhe përvojat në vende të ndryshme para se të gjente stabilitet te Lecce.

Karriera e Ramadanit është karakterizuar nga lëvizje në kultura dhe kampionate të ndryshme. Mesfushori është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Eusebio Di Francesco, duke qenë një pikë referimi në betejën e Lecces për mbijetesë në elitën e futbollit italian.

Përvojat në vende të ndryshme

Në dokumentar, Ramadani tregon se eksperiencat në kampionate të ndryshme e kanë ndihmuar të rritet si lojtar dhe si person.

“Kam udhëtuar përreth botës dhe kam mësuar shumë rreth kulturave të ndryshme. Ka shumë ndryshime nga një vend në tjetrin. Në Danimarkë bënte ftohtë, edhe në Skoci po ashtu. Tani luaj te Lecce dhe është sikur jam në shtëpi: ka plazh, diell dhe gjithçka,” shprehet ai.

Presioni i mbijetesës në Serinë A

Mesfushori shqiptar thekson se lufta për të shmangur rënien nga kategoria është një nga sfidat më të vështira në futboll.

“Jam rritur shumë si lojtar. Të luftosh për të shmangur rënien nga kategoria nuk është e lehtë. Presioni rritet kur ndeshjet nuk shkojnë sipas dëshirës, sepse tifozët duan që skuadra të qëndroj në Serie A. Jam shumë i lumtur këtu, sepse kam mësuar shumë,” deklaron Ramadani.

Fillimet e vështira dhe roli i familjes

Ramadani rrëfen se rruga drejt futbollit profesionist nuk ka qenë e lehtë. Në fillim, babai i tij ishte skeptik për karrierën e tij.

“Në fillim babai nuk më linte të luaja futboll, sepse mendonte se nuk do t’ia dilja. Më pas erdhi të më shihte duke luajtur dhe kuptoi se isha i destinuar të bëhesha futbollist. Gjithmonë e falënderoj, sepse më pas u bë krahu im i djathtë,” tregon ai.

Mungesa e Medon Berishës

Mesfushori i Lecces ka folur edhe për mungesën e bashkëlojtarit të tij shqiptar, Medon Berisha, duke vlerësuar cilësitë e tij në fushë.

“Berisha mund ta mbajë veten në Serinë A. Goditjet, fuqia dhe cilësia e tij i kanë pak lojtarë në këtë kampionat. Ai krijon shumë raste dhe jep asistime. Ne e ndiejmë shumë mungesën e tij,” tha Ramadani.

Mbështetja e tifozëve

Tifozët e Lecces kanë krijuar edhe një këngë të veçantë për dy futbollistët shqiptarë të skuadrës, gjë që sipas Ramadanit është një motivim i madh.

“Më pëlqen shumë kjo gjë, sepse shoh pasionin e tifozëve. Dua t’ua shpërblej besimin duke shmangur rënien nga kategoria,” thekson ai.

Statistikat e sezonit dhe e ardhmja

Gjatë këtij sezoni në Serinë A, Ramadani ka luajtur 27 nga 28 ndeshjet e mundshme, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në mesfushë. Deri tani ai ka shënuar një gol, ndërsa kontributi i tij në lojë vlerësohet i rëndësishëm për skuadrën.

Mesfushori shqiptar është pjesë e Lecces prej tre vitesh. Kontrata e tij përfundon këtë verë, por klubi pritet të aktivizojë një klauzolë që e rinovon automatikisht marrëveshjen edhe për një vit tjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën