TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

27 vite pas luftës, eshtrat e heroit Idriz Rrecaj janë rikthyer në vendlindje, në Marinë të Skënderajt. Rivarrimi nën shumë emocione, u bë sot. Vepra e tij u vlerësua lart.

by Arlind Beqiraj
60 minuta ago
0 0
A A

Rifat Jashari është ndër të parët që mbërrin në ceremoni.

Përfaqësuesi i familjes heroike Jashari, po merr pjesë në dhënien e lamtumirës së fundit për një hero tjetër, Idriz Rrecajn.

Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, me vështirësi i zuri gjithë të pranishmit.

Në ballë të vendit, u vendos fotografia e Rrecajt, trupi i të cilit u gjet në varrezën masive në Zubin Potok, 27 vjet pas luftës.

Krenarinë për jetën dhe veprën e babait e shprehu edhe djali i tij, Shpëtim Rrecaj.

Ai tha se, ndonëse ishte vetëm gjashtë vjeç kur iu vra babai, sakrifica e tij mbetet e paharruar.

“Gjaku nuk humb kurrë dhe sakrifica nuk harrohet. Isha veç 6 vjeç kur u vra babai…”, tha Shpëtim Rrecaj.

Kontributin e Rrecajt e vlerësoi lart edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Idriz Rrecajn, Lushtaku e konsideroi personalitet të veçantë.

“E di që secili ka dhimbje…”, tha Lushtaku.

Jetën dhe veprën e Rrecajt, e vlerësoi lart edhe intelektuali Vehbi Xani.

“Ai u bë lider shpirtëror i Drenicës…”, pohoi Xani.

Pas akademisë përkujtimore, u bënë edhe homazhe pranë arkivolit të Idriz Rrecajt.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo la një mesazh në librin e kujtimeve.

Pas ceremonisë, mbetjet mortore të Idriz Rrecajt u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë të Skënderajt, ku do të pushoj përjetësisht i qetë trupi i tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Kodi Civil, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por procesi po has në vështirësi

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurt

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Sveçla pas suspendimit të tre policëve të dyshuar për ngacmim seksual: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Emocione të forta në rivarrimin e heroit Idriz Rrecaj, trupi i tij rikthehet në vendlindje, në Marinë të Skënderajt

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën