TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush përfiton nga masa e përkohshme?

Rreth 20 ditë i ka në dispozicion Gjykata Kushtetuese që të vendosë nëse dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kjo masë, vlerësohet se u jep mundësinë të gjitha palëve që të përfitojnë kohë deri në vendimin e radhës.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Një ditë më parë, dekreti i presidentes Osmani u ndal përkohësisht.

Me po të njëjtin konkluzion të Kushtetueses, as Kuvendi nuk mundet të operojë.

Kjo masë e përkohshme, me vendim të Gjykatës, mbetet në fuqi deri më 31 mars.

“Gjykata thekson se vendosja e masës së përkohshme ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës përmes të cilës ndalohet ndërmarrja e çdo veprimi nga Presidentja lidhur me Dekretin [nr. 24/2026] të 6 marsit 2026 si dhe ndalimit të çdo veprimi të Kuvendit deri në vendosjen e rastit nga Gjykata Kushtetuese është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes vendosjes së masës së përkohshme vlerësohet se të gjitha palët do të përfitojnë kohë, derisa të vendoset nëse dekreti për shpërbërje të Kuvendit ka qenë apo jo në përputhje me aktin më të lartë juridik.

“Masa e përkohshme lë që të fitojnë kohë të gjitha palët dhe që në fakt edhe Gjykata Kushtetuese të mos ndihet në trysni lidhur me vendimmarrjen e vet. Pra, çka nënkupton efektivisht dhe praktikisht kjo masë e përkohshme është që vendimi i Osmanit, dekreti i saj, tashmë nuk prodhon efekt juridik, por kjo nuk do të thotë se është anuluar. Thjesht, kur të kalon afati i masës së përkohshme, atëherë do të vlerësohet nga ana e Gjykatës se dekreti i Osmanit, a ka qenë në pajtim me Kushtetutën apo jo”, u shpreh Kabashi.

Deri në ditën e fundit të këtij muaji, është ndaluar edhe çdo veprim nga ana e legjislativit.

E pikërisht mes këtyre dy pikave, kërkohet që të kihet kujdes.

“Mendoj se duhet të ketë kujdes edhe Kuvendi me veprimet me të cilat mund ta afektojnë njërin pushtet karshi tjetrit, sepse tash i kemi dy palë ndërgjygjëse në Gjykatën Kushtetuese. Në njërën anë është presidentja dhe në anën tjetër është Kuvendi, dhe veprimet e këtyre dyjave afektojnë njëra tjetrën”, ka thënë  tutje Kabashi.

Masa e përkohshme përfundon katër ditë para se të përfundojë mandati i Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump kërcënon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

Khamenei shpall “kapitull të ri” në Hormuz dhe mbron programet bërthamore

Khamenei shpall “kapitull të ri” në Hormuz dhe mbron programet bërthamore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën